Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se përpjekjet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare janë humbje kohe dhe energjie.
Ai tha se “për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është me rëndësi që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, mendojmë se kjo është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por ka një dallim të madh në mes të Republikës Srpska dhe Asociacionit të ardhshëm”.
“Duhet të jem i qartë, nuk është një organ që do t’i ngjante Republikës Srpska”, tha Chollet në një intervistë për N1.
Chollet nuk ka dashur të flasë për specifikat lidhur me juridiksionin e mundshëm të Asociacionit, duke thënë se këto detaje duhet të “lustrohen” përmes dialogut.
I pyetur për spekulimet e mediave rreth të ashtuquajturit propozim franko-gjerman, për të cilin presidenti Aleksandar Vuçiq thotë se përfshin një formë të njohjes së pavarësisë së Kosovës, diplomati amerikan gjithashtu tha se nuk dëshiron të flasë për specifika, transmeton Telegrafi.
“SHBA mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe qëllimi (i saj) është normalizimi në drejtim të njohjes reciproke”, tha diplomati.
Ai thotë se propozimi evropian është baza e negociatave dhe se është fleksibil.
Duke folur për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Kombet e Bashkuara, i pyetur se si të arrihet kjo për shkak të kundërshtimeve të Rusisë dhe Kinës, ai tha se do të jetë e vështirë, por SHBA-të do të vazhdojnë të avokojnë për të.
“Përpjekjet për tërheqjen e njohjeve të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare janë humbje kohe dhe energjie”, theksoi ai.
Scholet tha se SHBA është e shqetësuar për ndikimin e Rusisë në Ballkan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?