LAJMI I FUNDIT:

Chiellini ndjen keqardhje për gjendjen në të cilën ndodhet Juventusi

Chiellini ndjen keqardhje për gjendjen në të cilën ndodhet Juventusi

Juventusi nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon në elitën e futbollit italian Serie A.

Gjiganti italian ka marrë vetëm dy fitore, ka barazuar në katër ndeshje të tjera dhe ka pësuar një humbje në shtatë ndeshjet e para në Serie A.

Ndërkohë sezoni i sivjetmë në Ligën e Kampionëve ka nisur shumë më keq, pasi në dy ndeshjet e para kanë pësuar dy humbje dhe rrezikojnë të mos e kalojnë grupin.

Largimi i kapitenit Giorgio Chiellini ka lënë një zbrazëti të madhe, derisa vet qendërmbrojtësi italian ka thënë se i vije keq për gjendjen në të cilën ndodhet skuadra e zemrës së tij.

“Juventusi dhe Italia janë etapat më të bukura të karrierës sime. Nuk është e lehtë të kuptosh Juventusin e sotëm. E ndjek si tifoz dhe më vjen keq”.

“Duhet durim, sepse kanë dalë disa situata të paparashikuara. Shpresoj që pas pushimit të kombëtareve skuadra të rikthehet të bëjë mirë”.

“Kampionati do të jetë i çuditshëm, sepse në mes do të jetë Botërori. Jam i bindur që pas Botërorit, Juventusi do të jetë më shumë skuadër, sepse për momentin nuk ka një ekip tjetër që mund ë vrasë kampionatin”, tha Chiellini.

Tutje qendërmbrojtësi italian foli edhe për gjasat e Juventusit që ta fitoj titullin e kampionit në Serie A.

“Nuk e di nëse mund ta fitojë. Kanë kaluar vetëm shtatë javë, por duket sikur janë luajtur 70. Ndoshta ekipet që janë në krye do të gabojnë dhe Juventusi do të ngushtojë diferencën”, tha Chiellini. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori