LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet do të zbulojë Corvette E-Ray Hybrid më 17 janar

Chevrolet do të zbulojë Corvette E-Ray Hybrid më 17 janar

Ndërsa Chevrolet bëhet gati për të festuar 70-vjetorin e “makinës sportive të Amerikës”, do të ketë diçka të veçantë për të shënuar këtë përvjetor.

Kjo pasi që hibridi i parë ndonjëherë Corvette do të bëjë debutimin e tij zyrtar më 17 janar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Detajet rreth debutimit nuk janë zbuluar ende, por një rrjedhje në fund të vitit të kaluar tashmë dha një vështrim të fshehtë në atë që do të quhet Chevrolet Corvette E-Ray 2024.

Ndërsa E-Ray do të jetë Corvette e parë e elektrizuar, zyrtarët e kompanisë kanë treguar se nuk do të jetë e fundit.

Sido që të jetë, makina klasike me dy ulëse po i afrohet me shpejtësi pikës në të cilën do të kalojë në një sistem motorik tërësisht elektrik, në përputhje me pjesën tjetër të linjës së General Motors. /Telegrafi/