Përderisa të gjithë po i gëzohen lansimit të Chevrolet Blazer EV, kompania në mënyrë të qetë ka përditësuar ueb-sajtin e saj. Ngjitur me Blazer EV tani është edhe fotoja e Chevy Equinox EV, dhe vizitorët e ueb-sajtit mund të regjistrohen për përditësime nga posta elektronike kështu që ata nuk do ta humbasin lansimin zyrtar të SUV-së më të vogël.
Foto e shfaq Equinox EV LT – zbukurim i nivelit fillestar i cili nuk është shfaqur asnjëherë më parë në imazhe teaser. Ky imazh i ri tregon qartë hapësirën e vërtetë të makinës nga toka, dhe dorezat mjaft interesante të cilat nuk gjinden në veturën më të shtrenjtë Blazer EV.
Equinox është më i vogël se Blazer EV, nuk është aq i gjatë sa ajo dhe është më i shkurtët, edhe pse të dyja veturat kanë të përbashkët arkitekturën Ultium, përcjell Telegrafi.
Platforma veçse ka treguar fleksibilitetin e mahnitshëm kur vije tek ofrimi i madhësisë së baterive dhe fuqisë së ndryshme në modelet e tjera të shumta të linjës së General Motors.
Chevrolet më herët kishte publikuar imazhe teaser që tregonin se Equinox do të vije në serinë e modeleve Super Sport. Nuk do të jetë aq i fuqishëm sa Blazer EV SS, por do të jetë mjaft afër saj, dhe duke qenë se është veturë më e vogël dhe më e shkathët, ngasja e saj do të jetë argëtuese.
Limiti i ngasjes do të jetë 482 kilometra me një model të motorit me bateri të vetme, por që bateria më e madhe do të mund të shtojë në shumë kilometrazh të ngasjes.
Nga General Motors janë të bindur se çmimi fillestar i Equinox EV do të jetë rreth 29,300 euro. Çmimet e Blazer EV janë shumë të ulëta kur krahasohen me konkurrencën në treg.
Nëse kompania arrin që t’i përmbushë premtimet e saja, Equinox do të shitet aq shpejtë nga dhomat e ekspozitës, njëjtë sikur letrat e tualetit që “fluturuan” nga raftet e marketeve gjatë mbylljes së parë nga COVID. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Detaje të reja rreth marrëveshjes mes Hondas dhe Sonyt për veturat elektrike
SUV 3000 kuaj/fuqi apo Ferrari SF90?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit