LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet Blazer XL i ri do t’i ketë tri radhë ulësesh

Chevrolet Blazer XL i ri do t’i ketë tri radhë ulësesh

Shfaqet për herë të parë, me ndryshim në madhësi, që mundëson uljen e shtatë përsonave

Prej se është lansuar, Chevrolet Blazer ka qenë një crossover me dy radhë ulësesh, mirëpo në fillim të këtij viti, është për e ditur se do të ketë ndryshime të dukshme, transmeton Telegrafi.


Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë modelin e ri, që ka tri radhë ulësesh, derisa testohej në rrugë në Gjermani.

Makina që pritet të quhet Blazer XL, kishte shtresa të mëdha kamuflazhi, megjithatë vërehej se dyert e pasme i kishte shumë më të mëdha, që të lehtësojë hyrje të personave që hynë pas. Këto makina të mëdha, janë shumë të pëlqyera në Kinë, andaj Chevrolet ka fabrika atje dhe kryen prodhimin e tyre.

Në brendi të Chevrolet Blazer Xl, pritet të jetë motori me 240 apo 305 kuaj fuqi, si dhe përditësime të mëdha teknologjike, që të jetë sa më i mirë. /Telegrafi/