LAJMI I FUNDIT:

Cher publikon një version të ri të këngës së njohur të grupit ABBA

Cher publikon një version të ri të këngës së njohur të grupit ABBA
Cher (Foto: Getty Images)

Cher, ashtu siç paralajmëroi, publikoi një version të ri të këngës së njohur të grupit “ABBA”.

Bashkë me këngën në fjalë, Cher do të lansojë në shtator edhe albumin e ri me versionet e saj të këngëve të grupit “ABBA”


Cher ka publikuar tashmë këngën “Gimme, Gimme, Gimme”, kurse ka 200 mijë klikime tashmë në rrjetin social të videove, YouTube.

Lajmet për Cher
Lexo po ashtu Lajmet për Cher

“Dancing to the Queen” titullohet albumi në fjalë, kurse aty do të jenë disa këngë të njohura, si “Fernando”, “Sos”, “Waterloo” dhe “Winner Takes it All”.

Më poshtë mund ta dëgjoni versionin origjinal të këngës “Gimme, Gimme, Gimme”. 

“ABBA” është një grup i muzikës pop nga Suedia i themeluar në vitin 1972 në Stokhlom.

Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Anderssone Anni-Frid Lyngstad, e kanë themeluar grupin, ndërsa emri i grupit rrjedh nga shkronjat e para të anëtarëve të bendit.

Gjatë viteve 1974 – 1982, ishte grupi më i popullarizuar i muzikës pop duke i kryesuar top-listat botërore të muzikës.

Grupi “ABBA” e fitoi Eurovisionin në vitin 1974 duke ia siguruar Suedisë triumfin e parë në këtë festival. /Telegrafi/