LAJMI I FUNDIT:

Chelsea i vihet pas Andersonit

Chelsea i vihet pas Andersonit

Chelsea janë duke punuar në drejtim për të bërë një ofertë për fituesin e medaljes olimpike, brazilianin e Lazios, Felipe Anderson.

23-vjeçari ishte pjesë e skuadrës kombëtare të Brazilit që fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e Rio këtë verë, së bashku me mikun e tij të mirë, Neymar.


Sipas Il Messaggero dhe Metro, ndër të tjera, Antonio Conte ka kërkuar nga Chelsea që të shikojnë në një transferim gjatë të janarit, transmeton Telegrafi.

Juventusi e lëshon Bonuccin nëse Chelsea ia jep këtë lojtar
Lexo po ashtu Juventusi e lëshon Bonuccin nëse Chelsea ia jep këtë lojtar

Braziliani më parë ka qenë i lidhur shumë me Manchester United, pasi presidenti i Lazios, Claudio Lotito pohoi se ai hodhi poshtë një ofertë prej 50 milionë euro të skuadrës nga Old Trafford vitin e kaluar.

Kontrata e brazilianit është e vlefshme deri në vitin 2020, por Felipe Anderson së fundmi ka ndryshuar agjentin e tij për Kia Joorabchian, i cili punon nga afër me dy skuadrat e mëdha, Chelsea dhe Inter. /Telegrafi/