LAJMI I FUNDIT:

Chelsea TV publikon pamje nga reagimi zhgënjyes i Guardiolës në momentin kur Reece James ‘shkatërroi’ Benjamin Mendyn

Chelsea TV publikon pamje nga reagimi zhgënjyes i Guardiolës në momentin kur Reece James ‘shkatërroi’ Benjamin Mendyn

Pep Guardiola pati një reagim dramatik në vijën e fushës, derisa shikonte Reece James të Chelseat duke shkatërruar Benjamin Mendyn të shtunën.

Trajneri i Manchester Cityt mbeti i zhgënjyer nga lojtarët e tij, pasi nga një epërsi prej 1-0 në shtëpi, pësuan humbje 2-1 nga The Blues, duke bërë që festa e tyre për titull të shtyhej.


Mbrojtësi i djathtë, James ishte kundër Mendyt kur ai mori topin në mënyrë të pastër para tij dhe u largua me shpejtësi drejt portës së Citizens.

Guardiola natyrisht se ishte i dëshpëruar, pastaj u kthye duke u gjunjëzuar nga skenat që nuk i pëlqenin aspak.

Ishte lloji i reagimit që priste një tjetër paraqitje dhe të shpalleshin kampion në shtëpi, mirëpo tani duhet të presin për këtë javë.

“Ai kishte pamjen e një njeriu që tani duhet të shkojë dhe t’i shpjegojë Sheikut pse i duhen 200 milionë euro për të blerë një mbrojtës të ri të majtë”, analizoi një tifoz i futbollit në Twitter.

“Ai është duke qarë! Chelsea e bëri këtë njeri të duket krejtësisht të papërdorshëm”, tha me shaka një tjetër.

Sidoqoftë gjuha dramatike e trupit të Guardiola në skajin e fushës tregoi se për finalen e Ligës së Kampionëve duhet të mendojë diçka tjetër, pasi tashmë është humbja e tij e dytë përballë Thomas Tuchel brenda pak javësh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori