LAJMI I FUNDIT:

Chelsea shfaq interesim për Nainggolanin dhe Rudigerin

Chelsea shfaq interesim për Nainggolanin dhe Rudigerin

Antonio Conte i ka hedhur sytë nga Roma për tregun e transferimeve.

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, skuadra londineze Chelsea është gati të ofrojë 80 milionë euro për dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të verdhekuqve, Radja Nainggolan dhe Antonio Rudiger

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, belgu, i cili verën e kaluar ishte pranë kalimit te Blutë, është tej mase i acaruar për faktin që nuk ka mundur të fitojë një titull në Itali, e dëshiron një transferim në Ligën Premier te një skuadër që synon fitimin e Ligës së Kamionëve.

Përsa i përket Rudiger, klubi londinez do të kërkojë blerjen e tij për të kompesuar tentativën e dështuar për të siguruar kartonin e Kalidou Koulibaly nga Napoli, transmeton TCh.

Për Nainggolanin ka shfaqur interesim edhe Interi.