LAJMI I FUNDIT:

Chelsea pritet ta ndryshojë emrin e stadiumit – Stamford Bridge duket se do t’i takojë vetëm historisë

Chelsea pritet ta ndryshojë emrin e stadiumit – Stamford Bridge duket se do t’i takojë vetëm historisë

Allianz dëshiron të shtojë Stamford Bridge në grupin e stadiumeve të tyre të futbollit dhe është i interesuar të sigurojë një marrëveshje afatgjatë me Chelsean.

Kompania gjermane e sigurimeve sponsorizon kryesisht stadiumet e Bayern Munich dhe Juventus, dhe tani synon të lërë gjurmë në futbollin anglez. Është raportuar nga Daily Mail se Allianz kishte qenë në bisedime me klubin londinez për t’u bërë sponsori kryesor i fanellave nga sezoni i ardhshëm.


Së fundmi, marrëveshja e Bluve me rrjetin celular Three skadoi dhe zyrtarët e Ligës Premier i ndaluan ata të bashkoheshin me rrjetin televiziv amerikan Paramount. Kazino online Stake është vendosur të fitojë garën dhe të kalojë një vit si sponsor i fanellës së Chelseat përpara se të hyjnë në fuqi rregullat e reja që pengojnë kompanitë e lojërave të fatit ta bëjnë këtë.

Si do të përfitojë Chelsea nga Strasbourg pasi fillon projekti me shumë klube
Lexo po ashtu Si do të përfitojë Chelsea nga Strasbourg pasi fillon projekti me shumë klube

Gjatë diskutimeve të Allianz me Chelsean, shefat e klubit diskutuan për një marrëveshje të mundshme për emërtimin e stadiumit. Gjermanët, të cilët nuk pranuan të komentojnë raportimin, thuhet se po peshojnë seriozisht një partneritet të madh dhe afatgjatë, por vetëm pasi të konfirmohet e ardhmja e shtëpisë së Bluve.

U pretendua në pranverë se Chelsea kishte vendosur të angazhonte 2.5 miliardë euro për të zhvilluar Stamford Bridge në krahasim me ndërtimin e një stadiumi të ri në Earl’s Court. Pronari bashkëkontrollues Todd Boehly thuhet se është gati të jap dritën jeshile të projektit pasi të konfirmohen kostot dhe afatet kohore.

Allianz është gati ta bëjë Stamford Bridge anëtarin e tetë të ‘familjes së stadiumeve’ të tyre, pasi tashmë ka nënshkruar marrëveshje për të drejtat e emrit me klubet në Mynih, Torino, Sydney, Minesota, Nice, Vjenë dhe Sao Paulo. /Telegrafi/