LAJMI I FUNDIT:

Chelsea përsëri kërkon përforcime nga Gjermania, Tuchel kontakton yllin e Gladbachut

Chelsea përsëri kërkon përforcime nga Gjermania, Tuchel kontakton yllin e Gladbachut

Chelsea ka bërë dy transferime të mëdha në vitin 2020 nga kampionati gjerman Bundesliga.

Timo Werner dhe Kai Havertz iu bashkuan londinezëve, por shkëlqimi i tyre i madh në Ligën Premier ende nuk ka ardhur.


Megjithatë duket se londinezët do të vazhdojnë të kërkojnë lojtarë të rinj nga kampionati gjerman.

Ka qenë e përditshmja gjermane Sport Bild që ka raportuar se trajneri i ri i Chelseat, Thomas Tuchel ka për prioritet ta përforcojë repartin ofensivë me Jonas Hofmann.

28-vjeçari është duke kaluar formë fantastike këtë edicion dhe ka zgjuar interesimin e gjigantit anglez.

Hofmann në 21 ndeshje zyrtare me Borussia Moenchegladbach ka shënuar gjashtë gola e ka asistuar në 10 të tjerë.

Hofmann dhe Tuchel sa ishin duke punuar së bashku te Borussia Dortmund

Vlera e tij e ulët prej 20 milionë euro ka bërë që Tuchel të kërkoj nga drejtuesit e klubit afrimin e lojtarit në verë.

Reprezentuesi gjerman më parë ka qenë pjesë e Borussia Dortmund, Mainz dhe Hoffenheim. /Telegrafi/