Blutë kanë regjistruar fitore prej 4-0 në udhëtim te Maccabi Tel Aviv për të ngritur vetëbesimin, pas sezonit jo të mirë që po kalojnë në Ligën Premier. 

Blutë kanë regjistruar fitore prej 3-0 në udhëtim te Maccabi Tel Aviv për të ngritur vetëbesimin, pas sezonit jo të mirë që po kalojnë në Ligën Premier.


Mbrojtësi anglez, Gary Cahill, ishte protagonist i golit të parë (20’). Pas një harkimi nga këndi të Willian, 29-vjeçari goditi me kokë, por portieri vendas ndërhyri për ta përplasur në shtyllë. Reagimi i Cahill ishte i shpejtë dhe në tentativën e dytë, e futi topin në rrjet.

Përjashtimi i Tal Ben Haim me karton të kuq (40’), i dha më shumë shans ekipit të Jose Mourinhos që në fraksionin e dytë të realizonte gola të tjerë.

Fillimisht Willian shënoi golin e sigurisë nga gjuajtja e lirë (73’), ndërsa Oscar realizoi golin e tretë (77’). Rezultatin përfundimtar e vendosi Kurt Zouma në minutat shtesë (90’+1).

Pas humbjes së Portos nga Dynamo Kyiv (0-2), Chelsea ka marrë kreun e grupit me 10 pikë, aq sa ka edhe klubi portugez.

Në ndeshjen e Grupit H, Genti ka befasuar duke e mposhtur Lyonin (1-2) dhe tash është pretendent për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt me shtatë pikë, një më shumë se Valencia që gjendet në vendin e tretë. /Telegrafi/

*************** 0 - 3 Chelsea # Oscar Exclusive Live Sports HD

Posted by Live Sports HD on Tuesday, 24 November 2015

 
Tel Sh*t 0 - 4 Chelsea # Zouma

Tel Sh*t 0 - 4 Chelsea # ZoumaJoin Us Football For Ȅνer ♥'WebSite : Www.Football4ever.ovh

Posted by Football For Ȅνer on Tuesday, 24 November 2015

telegrafi sport app