LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Arsenali po tentojnë ta bindin sensacionin argjentinas që ta refuzojë Real Madridin

Chelsea dhe Arsenali po tentojnë ta bindin sensacionin argjentinas që ta refuzojë Real Madridin

Real Madridi është lidhur me një transferim të mundshëm të talentit të River Plates, Franco Mastantuono tash e disa kohë, por ka pasur pak lëvizje nga ‘Los Blancos’ gjatë kohëve të fundit dhe këtë po e shohin si mundësi ekipet e mëdha angleze.

17-vjeçari tashmë ka vendosur disa rekorde të ndryshme tek Riveri që prej debutimit të tij dhe është njëri ndër produktet më të suksesshme në futbollin amerikano jugor gjatë viteve të fundit.

Madrilenët kanë zhvilluar bisedime me Mastantuonon dhe agjentin e tij dhe raportimet në Spanjë më herët kishin pretenduar se ai ka një marrëveshje me Real Madridin.


Sidoqoftë nuk ka pasur bisedime në nivel klubesh dhe Caught Offside raporton se Arsenali dhe Chelsea janë të interesuar për të.

Mastantuono momentalisht ka një kontratë deri në fund të vitit 2026 dhe një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh dhe dy klubet londineze janë të gatshme t’i ofrojnë konkurrencë Real Madridit për nënshkrimin e tij.

Real Madridi tashmë e ka si politikë në klubin e tyre që të mos e paguajë klauzolën e lirimit për talentët e rinj, ashtu siç ndodhi me Endrick dhe Arda Guler.

Puna më e madhe për Arsenalin dhe Chelsean do të jetë që ta bindin Mastantuonon ta pranjoë ofertën e tyre, pasi zakonisht Real Madridi kërkon ‘premtimin’ nga lojtari para nisjes së negociatave me klubin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori