LAJMI I FUNDIT:

ChatGPT po vjen me një veçori që do të jetë shumë e dobishme për përdoruesit

ChatGPT po vjen me një veçori që do të jetë shumë e dobishme për përdoruesit

OpenAI ka bërë të ditur se tani ChatGPT do të gjurmojë për ju në internet për informacionet aktuale që ju do t’i kërkoni duke ofruar përgjigje të marra direkte nga burime “aktuale dhe autoritare”, të cilat do t’i citojë në përgjigjet që do t’ua japë juve.

Funksioni, i quajtur “Browese with Bing” është i hapur vetëm për ata me abonime Plus dhe Enterprise për momentin, por kompania thotë se do ta lansojë atë “për të gjithë përdoruesit së shpejti”, transmeton Telegrafi.


Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter) OpenAI demonstroi përmes një GIF-i se si do të funksionojë kjo veçori.

Përshembull, përdoruesi i bën një pyetje chatbotit dhe më pas ChatGPT fillon të kërkojë në internet për informacion të mundshëm dhe disa prej informacione i ndan gjatë bisedës me atë përdorues. Gjithashtu, chatboti bashkëngjit edhe linkun në rast se përdoruesi dëshiron të lexojë më shumë në artikullin origjinal.

“ChatGPT tani mund të shfletojë internetin për t’ju ofruar informacion aktual dhe të besueshëm, të plotësuar me linqe direkte me burimet. Nuk kufizohet më në të dhëna përpara shtatorit 2021”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Microsoft do të kërkojë SSD për kompjuterët Windows 11?

Microsoft do të kërkojë SSD për kompjuterët Windows 11?

Teknologji
Kalo në kategori