ChatGPT ka marrë një përditësim të madh falë prezantimit të modeleve të reja GPT-4.1 për përdoruesit me pagesë dhe GPT-4.1 Mini për ata që përdorin versionin falas.
OpenAI e ka njoftuar këtë ndryshim në platformën X, dhe modelet e reja janë tashmë të disponueshme direkt brenda ChatGPT, duke filluar nga sot.
Kompania e përshkruan GPT-4.1 si një “model të specializuar që shkëlqen në detyrat e programimit dhe ndjekjen e udhëzimeve”, ndërsa 4.1 Mini zëvendëson modelin e mëparshëm 4.0 Mini, duke ofruar një “model më të shpejtë, më të aftë dhe më efikas në përmasa të vogla”.
By popular request, GPT-4.1 will be available directly in ChatGPT starting today.
GPT-4.1 is a specialized model that excels at coding tasks & instruction following. Because it’s faster, it’s a great alternative to OpenAI o3 & o4-mini for everyday coding needs.
— OpenAI (@OpenAI) May 14, 2025
Përdoruesit e planeve ChatGPT Plus, Pro dhe Team mund të qasen në këto modele përmes seksionit “më shumë modele”. Sa i përket përdoruesve të versionit falas, 4.1 Mini do të aktivizohet automatikisht si model rezervë pasi të arrijnë kufirin e përdorimit për modelin GPT-4o.
Shembulli i mënyrës se si OpenAI emërton modelet po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u kuptuar, ndaj edhe pse kompania planifikon ta thjeshtojë zgjedhjen e modeleve në të ardhmen, situata aktuale mund të jetë konfuze për përdoruesit mesatarë. Për shembull, edhe pse mban emrin 4.1, versioni Mini në realitet është më i dobët se modeli GPT-4o.
Me rritjen e popullaritetit të ChatGPT, duket se OpenAI duhet të komunikojë më qartë ndryshimet mes modeleve në një gjuhë të thjeshtë, pasi për shumë përdorues – përveç entuziastëve që merren vazhdimisht me inteligjencën artificiale – kuptimi i emrave të rinj të modeleve nuk është i qartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Grok ndalohet në Turqi - fyeu Erdoganin

Holandezët janë çmendur pas kësaj aplikacioni

Aplikacioni që punon pa internet dhe pa numra telefoni

Bota po bëhet me një shfletues të ri interneti, i mundësuar nga OpenAI - do të jetë një konkurrent i ashpër i Google Chrome

Policia austriake do t’i lexojë mesazhet e të dyshuarve në WhatsApp?

Samsung i ri do të jetë telefoni më i holli deri më tani?

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë