LAJMI I FUNDIT:

Challandes paralajmëron largimin: Kosova ka të ardhme edhe pa mua, ju lutem ndihmojeni atë

Challandes paralajmëron largimin: Kosova ka të ardhme edhe pa mua, ju lutem ndihmojeni atë

Bernard Challandes është i bindur se Kosova ka të ardhme të ndritur, me ose pa të në krye të saj.

Tekniku zviceran ka folur për të ardhmen e Përfaqësueses së Kosovës, duke thënë se e pret një e ardhme e ndritur.


70-vjeçari ka thënë se Kosovës i duhet ndihmë dhe se kritikat ndaj ekipit i duken të pakuptueshme.

“Në këtë moment dhe në këtë ditë nuk është e rëndësishme e ardhmja e trajnerit, por e ardhmja e Kosovës”.

“Të jeni të sigurt se ekipi i Kosovës ka të ardhme të ndritur dhe ka të ardhme të madhe, por ju lus ndihmojeni atë”.

Tutje zvicerani ka lënë të nënkuptohet se mund të largohet së shpejti nga Kosova.

“Do të jetë sigurisht pa mua e ardhmja, nuk e di nëse do të jetë nesër, pasnesër apo kur, e ardhmja e Kosovës është e sigurt, por ka nevojë për ndihmën tuaj”, vazhdoi Challandes.

“Normalisht duhet të ketë kritika ndaj trajnerit, këtë e kuptoj, por jo të tejkalohet në kritikat që janë bërë ndaj ekipit, pasi këta futbollist dhe ky ekip meritojnë të urohen për gjithçka që kanë bërë”, u shpreh zvicerani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori