LAJMI I FUNDIT:

Çfarë vozisin yjet e Real Madridit: Zidane, Ramos, Bale, Modric dhe “garda e të rinjve” zgjodhën veturat e reja

Çfarë vozisin yjet e Real Madridit: Zidane, Ramos, Bale, Modric dhe “garda e të rinjve” zgjodhën veturat e reja

Futbollistët e Real Madridit kanë marrë automjetet e tyre të reja zyrtare nga sponsorët e Audi.

Audi ka sponsorizuar klubin mbretëror që nga viti 2003, dhe për sezonin 2019/2020 ka përgatitur një linjë krejt të re të automjeteve.


Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, automjeti i parë iu dha trajnerit Zinedin Zidane, francezi 47-vjeçar mori një Audi RS3 Sportback të zi.

I njëjti model u zgjodh nga portieri Thiebaut Curtois dhe golashënuesi më i mirë i ekipit, Karim Benzema, vetëm se me ngjyrë të bardhë dhe gri.

Kapiteni Sergio Ramos do të hipë në një Audi A8, ndërsa “garda e të rinjve” si Vinicius Junior, Alvaro Odriossola, Marco Asensio kanë zgjedhur nga një A7 Sportback.

Vetëm një lojtar zgjodhi SUV E-Tron të ri elektrik dhe ai është sulmuesi francez Raphael Varane, ndërsa shtatë lojtarë, përfshirë Eden Hazard, Toni Kroos dhe James Rodrigues, zgjodhën SUV-in e parë të Coupe Q8.

Sidoqoftë, modeli më i njohur është gjenerata e re e Q7, i cili do të përdoret nga 11 lojtarë, duke përfshirë serbin Luka Jovic, pastaj kroatin Luka Modric, uellsianin Gareth Bale dhe Isco Alarcon.

Të gjitha makinat, përveç RS3 (TFSI Quattro) dhe E-Tron, janë dizel TDI dhe Quattro. /Telegrafi/