LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thotë mënyra se si flini për lidhjen tuaj?

Çfarë thotë mënyra se si flini për lidhjen tuaj?

Hulumtime të reja psikologjike të kryera nga Edinburgh International Science Festival kanë zbuluar një fakt interesant: çdo ndryshim në lidhjen e një çifti të dashuruar menjëherë ndikon në pozicionet në të cilat flenë.

Gjëja më e rëndësishme këtu nuk është pozita në të cilën përqafohen para se të flenë, e as ajo në të cilën gjenden menjëherë pasi t’i merr gjumi. Por, gjëja më e rëndësishme gjendet në pozicionin në të cilin flenë ata gjatë gjithë natës dhe në të cilin zgjohen, transmeton Telegrafi.


Të inspiruar nga hulumtimi i profesorit Richard Wiseman dhe punës së psikologes Corinne Sweet, Bright Side ka vendosur ta krijoj këtë udhërrëfyes argëtues për pozicionet e gjumit të çifteve, duke dashur t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë lidhjen.

Pozita e përqafimit të muajit të mjaltit

Ky pozicion ka tendenca të ndodh nëse çifti është i ri apo partnerët është dashur të kalojnë pak kohë larg njëri-tjetrit.

Pozicioni gjithashtu është i njohur në mesin e çifteve të martuara nëse jeta e tyre familjare është ende e mbushur me pasion dhe shumë dashuri.

1

Pozita e dialogut

Kjo pozitë është shumë e njohur mes partnerëve që mirëmbajnë një lidhje të fortë me njëri-tjetrin, por prapë kanë nevojë të shpenzojnë më shumë kohë së bashku dhe të komunikojnë më shpesh.

2

Pozita e vrojtimit të yjeve

Kjo pozitë parasheh fjetjen në shpinë. Zakonisht, njëri person është i shtrirë në shpinë (mashkulli) përderisa tjetri e pushon kokën në shpatullat e partnerit. Ky lloj pozicioni tregon se çifti ka kimi të mahnitshme, por ndonjëherë njëri nuk ndjehet aq komod kur detyrohet të pajtohet me pikëpamjen e tjetrit, transmeton Telegrafi.

3

Pozita e djepit të dashnorit

Kjo është shumë e njëjtë me pozitën paraprake, mirëpo është shumë më intime. Pozicioni i djepit të dashnorit është i njohur mes çifteve që nuk janë të frikësuar që vazhdimisht t’i shfaqin ndjenjat, janë të butë dhe kujdesen për njëri-tjetrin.

Pozita implikon se mashkulli e ka rolin e “shefit” dhe dominon në lidhje.

4

Pozita e dashurisë

Këto çifte zakonisht janë shumë të lumtur dhe me të vërtetë e shijojnë lidhjen. Pozita reflekton respekt të ndërsjellë dhe hapësirë personale. Prekja e shpinave është dëshmi që tregon se për ta është shumë e rëndësishme ta ndjejnë prezencën e partnerit afër.

4

Pozita e lirisë

Kjo pozitë mund të tregoj se çifti ka shkuar në shtrat menjëherë pas një fjalosje të madhe. Sidoqoftë, për këtë ka edhe shpjegim tjetër: dy partnerët janë shumë të pavarur, të etur për vëmendje dhe persona që kërkojnë hapësirë personale, transmeton Telegrafi.

5

Pozita e shtratit të mbretit

Partnerët që e “shpërndajnë” veten përgjatë tërë shtratit zakonisht janë ata që e ndjejnë nevojën për ta siguruar veten sesa t’ia shfaqin ndjenjat partnerit. Zakonisht sjellja  ytre në lidhje është egoiste, gjë që reflektohet në shprehitë e tyre të gjumit.

6

Pozita e lugës

Kjo pozitë implikon lidhje të harmonishme, por edhe pasionante njëkohësisht. Pozita është shumë e njohur gjatë viteve të para të martesës.

Partneri prapa zakonisht luan rolin dominant në lidhje të tilla. Ndryshe nga kjo, partneri tjetër e shijon ndjenjën e të qenit i/e mbrojtur.

7

Pozita e lugës me hapësirë

Çiftet këtë pozitë komode e zgjedhin për të qenë pranë njëri-tjetrit, por gjithashtu për të pasur më shumë liri. Kjo është ndër pozicionet më të komplikuara me të paktën dy interpretime të ndryshme:

  1. Pozicioni e pasqyron një lidhje pa pasion – të paktën njëri nga partnerët ndjehet kësisoj. Ai/ajo nuk e ndjen më nevojën për kontakt fizik apo thjesht është i/e pakënaqur me partnerin.
  2. Në rastin e dytë, partneri që e kthen shpinën e provokon tjetër dhe është i gatshëm për më shumë vëmendje.
  3. 8

Pozita e përqafimit të këmbëve

Partnerët nuk preferojnë të flenë në kontakt të afërt me njëri-tjetrin, por herë pas here ia prekin këmbët njëri-tjetrit. Zakonisht, çiftet që flenë në këtë pozitë ndajnë harmoni familjare dhe besim të ndërsjellë. Ata i japin njëri-tjetrit liri përderisa e mbajnë një “urë” të vogël për t’u prekur dhe për ta ndjerë njëri-tjetrin gjatë natës. /Telegrafi/

9

Në trend Stil

Më shumë
Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

Pitbulli, stafordi dhe rotvajleri pa të drejtë akuzohen: Këto janë tri racat më të rrezikshme të qenve!

A e dini se...
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Cilat janë racat e rrezikshme të qenve që ndalohen në Evropë?

Cilat janë racat e rrezikshme të qenve që ndalohen në Evropë?

Kërshëri
Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Tri biseda që çdo çift i martuar duhet t’i bëjë për jetën seksuale

Intimitet dhe Pasion
Arber Peci, trajner i fitnesit: Mos u përqendroni tek të qenit të dobët dhe të humbni peshë!

Arber Peci, trajner i fitnesit: Mos u përqendroni tek të qenit të dobët dhe të humbni peshë!

Stil
Rutina e lehtë e mëngjesit që e praktikojnë njerëzit më të lumtur dhe më jetëgjatë

Rutina e lehtë e mëngjesit që e praktikojnë njerëzit më të lumtur dhe më jetëgjatë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori