LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thonë femrat: Këto janë tri karakteristika më të këqija të “bandillëve” bashkëkohorë

Çfarë thonë femrat: Këto janë tri karakteristika më të këqija të “bandillëve” bashkëkohorë

Në vrap për stilin bashkëkohor të jetës kemi harruar vlerat e vërteta të cilat dikur i kemi kuruar, posaçërisht në marrëdhëniet mashkull – femër

Koha moderne ka sjellë shumëçka pozitive, mirëpo në vrap për stilin bashkëkohor të jetës i kemi harruar vlerat e vërteta të cilat dikur i kemi kuruar.

Kjo ka të bëjë me mirësjelljen e cila meshkujt i bënte meshkuj, transmeton Telegrafi.

Qe se çfarë theksojnë femrat si tri karakteristika më të këqija të “bandillëve” bashkëkohorë:

– Një ndër problemet kryesore është komunikimi i keq me femrat.

Gjithnjë e më shumë të rinj praktikojnë takime të kohëpaskohshme me vajzat, pa obligime. Dhe kjo funksionon shkëlqyeshëm kur janë bashkë, mirëpo pastaj me ditë të tëra nuk i paraqiten, deri në rastin tjetër.

– Të rinjtë e sotëm janë shumë të pavendosur dhe madje absolutisht në çdo gjë. Në premtime, komunikim, meditim dhe veprim.

– Shpesh do të dëgjoni nga ta që nuk janë të gatshëm për lidhje.

Do të ishte në rregull po t’ia thonë këtë partneres që në fillim, mirëpo jo rrallë presin një kohë të caktuar që të deklarohen që lidhja nuk është për ta. /Telegrafi/