LAJMI I FUNDIT:

Çfarë tha raporti i Calmes mbi gjendjen ekonomike dhe financiare të Shqipërisë në vitin 1922?

Çfarë tha raporti i Calmes mbi gjendjen ekonomike dhe financiare të Shqipërisë në vitin 1922?

Në muajin qershor 1922, qeveria shqiptare iu drejtua Lidhjes së Kombeve (Komitetit Financiar) në Gjenevë me kërkesën që ajo të merrte nismën për ngritjen e një banke emetimi dhe krediti në Shqipëri.

Kështu, në muajin shtator të vitit 1922, Komiteti Financiar i Lidhjes së Kombeve dërgoi profesorin nga Luksemburgu, ekspert në fushën ekonomike dhe financiare, Albert Calmès.


Calmès paraqiti raportin në frëngjisht, me titull “Gjendja ekonomike dhe financiare e Shqipërisë”, ku trajton gjendjen e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore dhe sugjeronte masat që duheshin marrë, përcjell Telegrafi.

Në mungesë të statistikave zyrtare, ky raport u bë pikënisja e të gjitha studimeve kushtuar zhvillimit ekonomik të Shqipërisë në periudhën midis dy luftërave botërore dhe konsiderohet si një punim shkencor i argumentuar dhe tepër objektiv.

Në Shqipëri në atë kohë vlerësohej të kishte 50-100 milionë franga ari monedha në qarkullim dhe të thesarizuara.

Ai propozonte të krijohej një bankë emisioni dhe krediti, pjesërisht me kapitale të huaja dhe pjesërisht me kapitale të vendit, e të drejtohej nga të huajt. Banka do të kishte të drejtën ekskluzive për hedhjen në qarkullim të kartëmonedhave. Përveç kësaj, do të merrej edhe me veprime krediti. Madje, krahas kësaj banke, do të krijohej edhe një bankë e veçantë, që të zhvillonte veprimtarinë e kreditit. /Telegrafi/