LAJMI I FUNDIT:

Çfarë tha Moska dhe reagimet rreth “kërcënimit bërthamor” të Rusisë për Suedinë dhe Finlandën nëse ato i bashkohen NATO-s

Çfarë tha Moska dhe reagimet rreth “kërcënimit bërthamor” të Rusisë për Suedinë dhe Finlandën nëse ato i bashkohen NATO-s

Rusisë do t’i duhet të forcojë mbrojtjen e saj në Detin Baltik, duke përfshirë “një rritje të kapaciteteve bërthamore”, nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, ka thënë Moska zyrtare të enjten.

“Nuk mund të flitet më për ndonjë status pa armë bërthamore për Baltikun – ekuilibri duhet të rivendoset”, ka thënë Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ish-president i Rusisë, përcjell Telegrafi.


“Deri më sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk do t’i bënte. Nëse jemi të detyruar, mirë… kini parasysh se nuk ishim ne që e propozuam këtë”, kishte shtuar ai, sipas Reuters.

Finlanda dhe Suedia mund të aplikojnë për t'u anëtarësuar në NATO këtë verë - pavarësisht kërcënimeve të Putinit
Lexo po ashtu Finlanda dhe Suedia mund të aplikojnë për t'u anëtarësuar në NATO këtë verë - pavarësisht kërcënimeve të Putinit

Paralajmërimi i Medvedev erdhi në kohën kur Suedia dhe Finlanda duken më afër se kurrë më parë për t’iu bashkuar aleancës perëndimore.

Kryeministrat e Finlandës dhe Suedisë mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi në Stokholm të mërkurën, ku kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se vendi do të vendosë brenda javëve të ardhshme për anëtarësimin në NATO dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson duke thënë se vendi i saj po bën të njëjtën llogaritje.

Bëhet fjalë për Finlandën e cila ndan një kufi të rëndësishëm tokësor me Rusinë.

Por ministri lituanez i Mbrojtjes, Arvydas Anusauskas tha se Rusia tashmë ka armë bërthamore në zonë, sipas Sky News.

Televizioni suedez: Aeroplanët rusë që shkelën hapësirën e Suedisë ishin të pajisur me armë bërthamore
Lexo po ashtu Televizioni suedez: Aeroplanët rusë që shkelën hapësirën e Suedisë ishin të pajisur me armë bërthamore

“Kërcënimet aktuale ruse duken mjaft të çuditshme kur e dimë se, edhe pa situatën aktuale të sigurisë, ato e mbajnë armën 100 km nga kufiri i Lituanisë”, tha Anusauskas. “Armët bërthamore janë mbajtur gjithmonë në Kaliningrad. Komuniteti ndërkombëtar, vendet në rajon, janë plotësisht të vetëdijshëm për këtë. Ata e përdorin atë si një kërcënim”.

Edhe kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Simonyte u deklarua gjithashtu rreth këtij kërcënimi.

“Kjo që Rusia kërcënon, nuk është asgjë e re”, tha Simonyte të enjten, sipas Independent.

“Kaliningrad është një zonë shumë e militarizuar, ka qenë për shumë vite dhe është në rajonin e Baltikut”. /Telegrafi/