LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të ndodhë me Rithemelimin pas masës së arrestit? Flet Sali Berisha

Çfarë do të ndodhë me Rithemelimin pas masës së arrestit? Flet Sali Berisha

Na përfundim të mbledhjes së Kryesisë së Rithemelimit, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një prononcim të shkurtër për mediat, ku foli në lidhje me organizimin e partisë pas zyrtarizimit të masës së sigurisë ndaj tij.

Berisha tha se të shtunën pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar, ku do të diskutohen çështjet organizative të funksionimit të partisë.


Ish-kryeministri tha se në parti do të caktohen disa koordinatorë, përfshirë dhe grupin e Gazmend Bardhit, të cilët do të kenë një rol të rëndësishëm në vendimarrjen e partisë.

Berisha tha se vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndërrat e kryeministrit Rama për goditjen e opozitës. Ai nënvizoi se do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij

“Vendimet e kryesisë janë së pari një shumëfishim i të gjitha përpjekjeve për betejën pa kthim; o sot, o kurrë.

Së dyti, kryesia vendos të thërrasë këshillin kombëtar ditën e shtunë. Pastaj u diskutua për disa çështje organizative në mënyrë që të ristrukturohet në një farë mënyre sektori i riorganizimit, duke mbetur z. Minarolli sekretar i organizimit për partinë, por duke krijuar edhe disa kordinatorë që do të merren me organizimin.

U hodhën ide, dhe është e mundshme që të krijohet një grup koordinator qendror për Tiranën.

Procedura që do të ndjekë SPAK për Berishën
Lexo po ashtu Procedura që do të ndjekë SPAK për Berishën

Pyetje: Është diskutuar që në këtë riorganizim të thërritet edhe grupi i deputetëve të Gazment Bardhit?

Sali Berisha: Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin.

Pyetje: Kordinatorët që do të përcaktohen, do të koordinoheni me z. Bardhi për të gjetur emra të përbashkët?

Sali Berisha: Natyrisht të gjitha do të bëhen në bashkëpunim, me të gjithë faktorët drejtues të partisë.

Pyetje: Z. Berisha keni kaluar një ditë të gjatë…,

Sali Berisha: Dita e gjatë, por siç e sheh energjia është e mjaftueshme për të vazhduar këtë ditë.

Pyetje: A do e drejtoni ju PD edhe pse gjykata mund të marrë çdo vendim.

Sali Berisha: Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndrrat e Ramës, por do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij. Ai është frikacak, zgjodhi këtë rrugë, por e garantoj që do të përfundojë aty ku e meriton”, tha Berisha./Euronews Albania