LAJMI I FUNDIT:

Procedura që do të ndjekë SPAK për Berishën

Procedura që do të ndjekë SPAK për Berishën

Prokuroria e Posaçme mori në dorëzim vendimin e Kuvendit që u mor në seancë plenare për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Vendimi i protokolluar tashmë në dorën e SPAK, pritet të merret në dorëzim nga dy prokurorët Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja, të cilët po hetojnë çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.


Pasi të njihen me relacionin, ata i drejtohen Gjykatës Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, nga detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte në masën “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi”.

Nga ana ligjore, SPAK nuk ka një afat të caktuar kohor për të dorëzuar këtë kërkesë në GJKKO.

Pas dorëzimit të kërkesës Gjykata e Posaçme ka 48 orë kohë për tu shprehur sa i takon ndryshimit të masës së sigurisë për Berishën.

Ky vendim nga gjykata merret në dhomë këshillimi, por ekziston mundësia të bëhet edhe me debat, ku ftohen palët për të diskutuar.

Me vendimin e Gjykatës së Posaçme njihet më pas SPAK, dhe nëpërmjet Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Policisë së Shtetit, ekzekutohet masa e caktuar nga togat e zeza.

Në rast të masës së sigurisë arrest shtëpie, Berisha brenda 5 ditësh duhet të paraqitet në seancë gjyqësore për t’ia komunikuar edhe nga trupa gjykuese.

Mirëpo ky vendim i arrestit mund të shmanget në rast të një tërheqjeje nga Sali Berisha.

Avokatët e tij mund t’i drejtohen SPAK me anë të një shkrese ku pranojnë të respektojnë vendimin detyrim paraqitje, që u refuzua disa herë./TV Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori