LAJMI I FUNDIT:

Çfarë “taktika” përdorin njerëzit kundër tradhtisë

Çfarë “taktika” përdorin njerëzit kundër tradhtisë

Njëra ndër metodat më të shpeshta të cilën e përdorin njerëzit për të pasur sukses që t’i kundërvihen sfidës është – më shumë seks me partnerin

Mundësia që të vërtetohet se na tradhton personi të cilin e duam është njëra ndër gjërat të cilat e frikësojnë me siguri secilin person që është në lidhje, së paku ndonjëherë.


Kjo është aq njerëzore, sa që edhe psikologët janë interesuar për këtë çështje, prandaj në Universitetin e Brunsvikut kohë më parë është bërë hulumtimi në këtë temë, transmeton Telegrafi.

Përgjigjet e personave të cilët kanë marrë pjesë në anketën e përshtatur me kujdes kanë treguar që ekzistojnë tri “strategji” kryesore.

E para “mbrojtja”, të cilën e aplikojnë rreth 75 për qind e njerëzve, është përpjekje që të forcohet lidhja në të cilën janë, ashtu që sa më shpesh të dalin me personin të cilin e duan, t’i kushtojnë më shumë kujdes dhe shpesh të kënaqen në dashuri.

Taktika tjetër është shmangia e vetëdijshme e sprovave, përkatësisht shmangia e situatave në të cilat do të mundë të gjendeshin në shoqëri të personave të cilët i joshin, por të cilët nuk janë partnerë të tyre.

Dhe, në fund, është edhe përpjekja që me vetëdije t’i gjejnë të meta atij personi “të tretë”, në mënyrë që të mos i ngufatë ajo joshje fillestare.

Fatkeqësisht… Asnjë nga këto taktika në të vërtetë nuk është plotësisht efikase, nëse lidhja juaj nuk është krejtësisht stabile. Nëse me gjithë zemër e doni personin me të cilin jeni bashkë, atëherë nuk do ndodhë që të gjendeni para sprovave.

Mirëpo nëse nuk është kështu… nëse ju josh dikush tjetër dhe nuk ka më dashuri midis jush dhe personit me të cilin jeni në lidhje, mund të përpiqeni, mirëpo nuk është e sigurt që do të kini sukses që të përmbani veten.

Mirëpo, nëse nuk dashuroheni më, edhe ashtu është më mirë që secili të shkojë rrugës së vet. Tradhtia në këtë rast është problemi më i vogël. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Demi: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Kalo në kategori