LAJMI I FUNDIT:

Çfarë sikleti! Luani “kacavirret” në veturën e mbushur me turistë, shihni reagimin e tyre (Video)

Çfarë sikleti! Luani “kacavirret” në veturën e mbushur me turistë, shihni reagimin e tyre (Video)

Njerëzit që kanë mundësinë të vizitojnë parqet safari kanë mundësi që të shohin nga afër disa nga kafshët të cilat mund ti shohim vetëm në fotografi.

Megjithatë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka të tillë që përjetojnë edhe momente “tensionuese”, kur kafshët u afrohen atyre.

Bëhet fjalë për momentin kur disa turistë u afruan shumë afër një luani kur u ngjitën drejt në automjetin e tyre.

Videoja e publikuar nga Taigan Safari Park në Vilnohirsk, Krime, tregon momentin e habitshëm kur luani afrohet dhe hip në automjetin e hapur, të me disa turistë.

Disa mund të shihen duke marrë fotografi shkopinj dhe duke qeshur, ndërkohë që një grua duket të jetë e frikësuar dhe hidhet jashtë makinës.

Parku thuhet se është i famshëm për t’u ofruar turistëve ndërveprime shumë të ngushta me macet gjigante. /Telegrafi/