LAJMI I FUNDIT:

Çfarë shije lë ti tek ish-i juaj, e mëson tani nga shenja e horoskopit

Çfarë shije lë ti tek ish-i juaj, e mëson tani nga shenja e horoskopit

Është e pashmangshme! Shenja e horoskopit ka fuqinë të zbulojë gjithçka, përfshi këtu edhe mënyrën si sillesh në një lidhje/ndarje

Ç’lloj ish-i je ti, e zbulon tani, mjafton të na thuash vetëm kujt shenje i përket.

Dashi: Ish-që u iku!

Ish-at e tu i merr malli menjëherë për ty! Që nga momenti që s’jeni më bashkë, ata e kuptojnë sa shumë kanë humbur. Ti je lideri/ja e lindur edhe në marrëdhëniet romantike.

Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Brenda 24 orëve të para del me dikë tjetër. Çfarë të presësh në fund të fundit?

Çfarë i mungon atyre prej teje: Takimet spontane, planet e minutës së fundit që rezultonin të ishin ditët më të bukura të jetës!

Demi: Ish-i shumë rehat!

Ti ke shumë logjikë në gjërat që thua dhe bën, prandaj që nga momenti i parë që e kuptove se nuk do të kalosh pjesën e mbetur të jetës me të, nuk interesohesh më. Je natyrë e qëndrueshme dhe shpesh mund të mbetesh dhe miq me ish-at. Në fund të fundit, i qëndrove gjithnjë besnike.

Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Ndërron gardërobën, shkruan librin tënd të gatimit, ridekoron kuzhinën ose nis seancat e meditimit.

Çfarë i mungon atyre prej teje:  Ti i çoje gjithnjë në baret/restorantet më të mira! Kush ka kaq shumë shije sa ty tani? Kush?

Binjakët: Ish-i “On and Off”

Ti s’ke frikë nga asgjë, ke shpirt aventurieri prandaj ndarjet s’janë ndonjë gjë e madhe për ty. Natyra jote dualiste dhe karizma që ke, formojnë stuhinë perfekte prandaj mendja jote rreth një marrëdhënieje ndryshon brenda natës. Mund të ndahesh sot dhe të rikthehesh me të, të nesërmen.

Gjëja e parë që bën pas ndarjes: E flet me njerëzit që do më shumë. Për ty është shumë e rëndësishme të rrethohesh nga dashuria dhe të marrësh afirmimin e rrethi tënd më të ngushtë.

Çfarë i mungon atyre prej teje: Zgjuarsia dhe shakatë e tua që i ndriçonin ditën! Tani e kuptuan që ishe një Yll!

Gaforrja: Ish-i që të bën block në Facebook

Ty ndarjet të godasin shumë emocionalisht, nisur nga natyra që ke. Në fakt, ashtu duhet të jetë apo jo? Je një nga shenjat më besnike dhe mbështetëse, prandaj lëndohesh shpejt nëse dikush bën të kundërtën me ty. Ti kujdesesh për të gjithë, por kurrën e kurrës nuk do ta çosh atë mesazhin që ke bërë gati pas ndarjes, sepse ai/ajo s’duhet ta marrë vesh kurrë sa i/e lënduar je.

Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Gjëmon çdo veprim të tij/saj. Është lidhur me dikë? Pasi mbaron kërkimet, i bën block.

Çfarë i mungon atyre prej teje: Ti bëje masazhet më të mira në botë dhe ai/ajo i humbi përgjithmonë!

Luani: Ish-i që s’e vret mendjen

Ti s’je fare i mërzitur sepse nuk të intereson. Ok, le ta pranojmë. Je pak i mërzitur, ose thënë më mirë, je i fyer që shpenzove kohën tënde me dikë që s’ishte perfekt sa ty.

Gjëja e parë që bën pas ndarjes:I kujton vetes sa i mirë je!

Çfarë i mungon atyre prej teje: Kur ju ishit bashkë, ata ndjenin me të vërtetë ç’do të thotë të jesh çift, por s’e kuptuan që gjithë ajo fuqi vinte prej teje.

Virgjëresha: Ish-i që s’të lë të vazhdosh para

Ti kërkon për kuptim në çfarëdo lloj gjëje. Analizon gjithçka dhe përpiqesh të mësosh gjëra të reja. Disa mendon se e tepron, por kjo është thjesht natyra jote. Tani, po falënderon universin që të largoi nga ai djalë i keq që mori kaq shumë nga jeta jote.

Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Je e shokuar dhe i pëshpërit vetes pafund fjalinë: “thjesht s’e kuptoj”. Duhen 3 ditë që shokët të të mbushin mendje që çdo gjë do shkojë mirë. Ti e di këtë, por thjesht ke nevojë ta procesosh.

Çfarë i mungon atyre prej teje: Mënyra se si ti i planifikoje gjërat që atyre t’i dukeshin kaq të thjeshta.

Peshorja: Ish-i miqësor

Ti ke tendencën të mos kesh konflikte dhe nuk i do ndarjet e këqija as kur ato ndodhin. Pas ndarjes ti tregohesh shumë diplomatike dhe sigurohesh të mos mbash asnjë lloj inati, por thellë-thellë e di që s’do t’jua falësh kurrë që të shpenzuan kaq shumë kohë.

Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Nëse je shumë po shumë e tronditur, i futesh shkollës së drejtësisë. Nëse je pak, bën një listë me këngë ndarjesh dhe i dëgjon nga 100 herë.

Çfarë i mungon atyre prej teje: Ata do të ndihen sikur askush më nuk do t’i bëjë të ndihen siç i bëre ti. Asnjë s’ka stilin, humorin apo interesat e tua.

Akrepi: Ish-i akull i ftohtë!

Nga t’ia fillojmë? Pikë së pari, ish-at kanë frikë nga ty dhe paçin fat nëse ishin ata që të lënduan sepse ti s’e lë me aq. Komunikimi ndërpritet si me thikë, njësoj si të mos kishe ekzistuar kurrë, por ndjesia e hakmarrjes, jo!

Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Flirton me idenë që mund të dalësh me shoqen/shokun e tij/saj

Çfarë i mungon atyre prej teje: Seksi i mrekullueshëm! Je kampioni i horoskopit!

Shigjetari: Ish-i që gjithmonë shpreson për diçka më shumë

Jeni shumë të lezetshëm dhe njerëzit e kanë kollaj të bëhen miq me ju. Po ashtu dhe ish-at. As ti nuk e ke problem këtë, por në fund të ditës shpreson për diçka më tepër prej tyre. Gjithsesi s’e bëni kurrë ju hapin e parë

Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Flet me një mik për t’i treguar që i dhe fund dhe pse e di që s’është kështu.

Çfarë i mungon atyre prej teje: Ishte shumë qejf me ty! Kush tjetër mund t’i bindë të bëjnë një udhëtim momentin e fundit?

Bricjapi: Ish-i që zbukurohet!

Je vetëm sërish! Çfarë super shansi për të takuar njerëz të rinj dhe për ta zëvendësuar ish-in me dikë më të zgjuar, më të bukur dhe më interesant. Sigurisht miqtë tuaj mendojnë se je pak i keq për shkak se nuk të shohin duke vuajtur, por funksionon.

Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Del me dikë që është komplet ndryshe nga ish-partneri yt.

Çfarë i mungon atyre prej teje: Shkonit gjithnjë nëpër restorantet, hotelet dhe vendet më të mira në vend!

Ujori: Ish-i që s’e kthen kokën pas

Ti ndihesh shumë mirë që gjërat janë si janë tani, pavarësisht mërzitjes së fillimit. Në fund të fundit jeni shumë të pavarur dhe kishit nevojë për hapësirën që ju mungonte. Do të kujdeseni për të ruajtur formën tuaj më të mirë pas ndarjes dhe sigurisht nuk do të humbisni asgjë nga natyra juaj karizmatike.

Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Planifikon udhëtimin që ke dashur gjithmonë.

Çfarë i mungon atyre prej teje: Ti e sheh botën si askush tjetër dhe pa ty në jetën e tyre, gjërat janë pak si të mërzitshme.

Peshqit: Ish-i i sjellshëm

Peshqit e mirë! Ti punon shumë dhe je shumë i sjellshëm me këdo që beson. Miqtë mërziten edhe më shumë kur shohin që i dashuri yt nuk të trajton si princeshë që je dhe mezi presin të gjesh çfarë meriton. Je shumë romantik dhe prandaj e vuan pak më tepër se të tjerët ndarjen. Gjithsesi, përpiqesh t’i mbash gjërat në mënyrë miqësore me ta!

Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Hap një blog me poezi që bëhet viral

Çfarë i mungon atyre prej teje: Ti kujdeseshe si askush tjetër dhe ata s’e merituan!

Burimi: Cosmopolitan, Anabel

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Lifestyle
Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori