LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po sjell këtë vit Beerfest në Prishtinë?

Çfarë po sjell këtë vit Beerfest në Prishtinë?

Pas një periudhe të gjatë të përballjes me pandeminë, Beerfest më në fund po ia rikthen Prishtinës gjallërinë e një festivali që bën bashkë në ambient të hapur të gjithë njerëzit që ju pëlqen muzika dhe që përgjatë gjithë këtyre muajve ju ka munguar atmosfera e mirë.

Nën tingujt e artistëve më me zë të momentit, përcjellë edhe me shijen e brendeve më të mira të birrave dhe ushqimit fantastik, po merr jetë edicioni i 10-të i Beerfest, festivali që përgjatë gjithë këtyre viteve është bërë atraksion për të rinjtë nga mbarë Kosova, por edhe matanë kufijve.


Për shkak të datave të mbajtjes, që do të jetë me 13, 14 dhe 15 gusht, veçori e këtij edicioni jubilar do të jetë pjesëmarrja e shumtë në numër e mërgimtarëve, të cilët padyshim do të jenë vlerë e shtuar e festivalit të sivjetmë të birrës.

Kida, Lumi B, Minatori, Mentor Haziri, Nushi dhe Crew, Caboo dhe shumë artistë të rinj të zhanreve të ndryshme, që do të përkujdesen për argëtimin e pjesëmarrësve përgjatë ditëve të arta të festivalit të birrës.

Organizatorët kanë njoftuar se shumë shpejt do të publikohen edhe shumë emra artistësh të njohur, të cilët do të këndojnë gjatë tri netëve të festivalit.

Përpos muzikës dhe birrave të llojllojshme me dhe pa alkool, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë e shijimit të ushqimeve nga më të ndryshmet, falë brendeve që do të jenë të pranishme në shtëpizat e vendosura në Plato të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, ku edhe do të mbahet Beerfest,

Siç kanë njoftuar organizatorët, veçoria e këtij edicioni do të jetë përfshirja e ‘konceptit të gjelbër’, që ka të bëjë ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndryshimeve klimatike, duke u bërë kështu festivali i parë shqiptar që i bashkohet dhe i jep jehonë një kauze të tillë globale, përmes përdorimit apo riciklimit të çdo materiali e mbeturine ushqimore dhe jo-ushqimore, që do të mbetet përgjatë tri netëve të festivalit.

Duke e pasur parasysh situatën me Covid-19, në këtë edicion janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin në përpikëri të udhëzimeve administrative të Miknistrisë së Shëndetësisë.

Informacionet më të reja rreth festivalit mund t’i ndiqni në: https://www.facebook.com/beerfestkosova.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori