Kim Kardashian veshi një fustan nusërie dhe një vello teksa u bashkua në mënyrë dramatike me burrin e saj Kanye West (me të cilin ndodhet në proces divorci) në skenë në festën e promovimit të albumit të ri, “Donda” të enjten në mbrëmje.

Ajo kishte veshur një fustan të markës “Balenciaga Couture” ndërsa dilte në skenë në Soldier Field në Chikago për këngën e fundit të shfaqjes, “No Child Left Behind”, e cila shkaktoi një tërbim në stadium, shkruan DailyMail.


Pavarësisht nga pamja, burimet e brendshme thonë se Kim dhe Kanye nuk janë përsëri bashkë, megjithatë janë përgjithmonë familje, sipas TMZ.

40-vjeçarja vodhi vëmendjen e shfaqjes ndërsa u shfaq së bashku me West dhe i bëri dedikim martesës së tyre shtatëvjeçare, pavarësisht se themeluesja e markës “SKIMS” kërkoi divorcin në shkurt.

Në një moment ai u pa duke i shkëlqyer asaj me një buzëqeshje në fytyrë ndërsa shikonte të kapte një Bibël në dorë.

kim1 4

Pavarësisht shfaqjes, çifti nuk janë përsëri bashkë dhe ishte thjesht një shfaqje mbështetjeje për Kanyen.

"Kim dhe Kanye gjithmonë kanë mbështetur përpjekjet e njëri-tjetrit dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen, pavarësisht nëse është një përpjekje bashkëpunuese apo jo", tha një burim i brendshëm për TMZ.

kim2 2

I njëjti burim shtoi: "Kim ishte e lumtur ta bënte atë për Kanyen dhe ngjarjen, e cila ishte aq e rëndësishme për të".

Dhe motra e saj Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner nxituan ta ndajnë atë moment me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

kim3 2

“Jashtëzakonisht e bukur”, shkroi miliarderja Kylie Jenner në Twitter dhe Instagram.

Ashtu si në dy koncertet paraprake të promovimit të albumit “Donda”, të cilat u mbajtën në stadiumin “Mercedes-Benz” në Atlanta, Kim solli të katër fëmijët e çiftit në tribuna.

kim4 2

Çifti ka sy vajza: North, tetë vjeçe dhe Çikago, tri vjeçe, dhe djemtë Saint, pesë vjeç, dhe Psalm, dy vjeç.

Kim dhe Kanye u martuan në Forte di Belvedere në Firence në vitin 2014. /Telegrafi/

kim5 2

kim6 2

kim7