LAJMI I FUNDIT:

Çfarë përqindje të yndyrës në trup duhet ta keni për t’ju vërejtur muskujt e barkut

Çfarë përqindje të yndyrës në trup duhet ta keni për t’ju vërejtur muskujt e barkut

Për shumë meshkuj, përqindja njëshifrore e yndyrës në trup është një prej dëshirave më të mëdha që i kanë në jetë – megjithatë, kjo është vetëm rezultat i ushtrimeve rigoroze dhe ushqimit të përpiktë

Por, humbja e yndyrës në trup dhe shfaqja e muskujve të barkut mund të jetë një rrugëtim i cili mund të zgjatë me muaj të tërë.


Për t’ju shfaqur muskujt e barkut, ju duhet të përkushtoheni maksimalisht. Gjë e vështirë është kjo, por mos e lini këtë t’ju frikësojë sepse mund të jeni më afër sesa që mendoni.

Më poshtë i keni disa shembuj të fizikut tipik mashkullor, të cilët ju ndihmojnë ta kuptoni se sa afër jeni për t’i zbuluar muskujt e barkut, transmeton Telegrafi.

Si duket 30% e yndyrës në trup?

Për meshkujt e moshave 20 deri 39 vjet, çdo shifër mbi 25% të yndyrës në trup klasifikohet si mbipeshë, për meshkujt 40-vjeçar dhe më të vjetër, është 28%. Në përgjithësi, të pasurit 30% yndyrë në trup ju fut në fazën e rrezikut, gjë e cila shpie në sëmundje kardiovaskulare.

Si duket 25% e yndyrës në trup?

Kjo shifër nuk është aq e rrezikshme sa 30% e më lart, por meshkujt me 25% të yndyrës në trup janë ende duke bartur peshë të tepërt. Sidoqoftë, ata mund të jenë duke bartur edhe një sasi të pranueshme të masës muskulore.

Si duket 20% e yndyrës në trup?

Kjo është faza ku gjërat fillojnë të duken më premtuese. 20% e yndyrës në trup konsiderohet e shëndetshme dhe ju mban larg sëmundjeve.

Si duket 15% e yndyrës në trup?

Me fjalë të tjera, dukeni sikurse nuk keni dhjamë dhe në formë. Me 15% yndyrë në trup, meshkujt fillojnë të shohin formë dhe definim muskulor. Duart dhe shpatullat janë po ashtu më vaskulare. Tani jenë në rrugën e duhur për muskuj barku.

Si duket 10% e yndyrës në trup?

Si rregull i përgjithshëm, 10% yndyrë në trup është më e sigurta. Tani keni mjaftueshëm yndyrë sa për t’i shfaqur muskujt që i keni – duke i përfshirë të barkut – dhe gjithashtu mund t’i shihni venat në shpatulla, duar, etj. Kjo gjithashtu është sasi e mirë e yndyrës sepse, pas së gjithash, ju nevojitet të keni yndyrë trupore në mënyrë që trupi të operojë normal. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Kalo në kategori