LAJMI I FUNDIT:

Çfarë paralajmëruan vendet në Evropë për një pushtim të mundshëm nga Rusia?

Çfarë paralajmëruan vendet në Evropë për një pushtim të mundshëm nga Rusia?

Lufta e Rusisë në Ukrainë është në dimrin e tretë dhe fundi i saj nuk shihet.

Në të njëjtën kohë, udhëheqësit gjetkë në Evropë janë duke paralajmëruar publikun e tyre se duhet përgatitur për t’u konfrontuar me Rusinë.


Vetëm së fundmi, kreu i ushtrisë së Rumanisë, Gheorghita Vlad paralajmëroi tensione në Ballkanin Perëndimor nëse presidenti rus Vladimir Putin pushton Ukrainën.

Sipas tij, Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe se synimi i shtetit rus do të jetë Moldavia.

Shefi i ushtrisë rumune: Tensione do të ketë në Ballkanin Perëndimor nëse Putini fiton në Ukrainë
Lexo po ashtu Shefi i ushtrisë rumune: Tensione do të ketë në Ballkanin Perëndimor nëse Putini fiton në Ukrainë

“Personalisht, edhe pse jo nga aspekti i një ushtari të karrierës, mendoj se Federata Ruse nuk do të ndalet [në Ukrainë]. Nëse fiton në Ukrainë, synimi i tij kryesor do të jetë Moldavia. Ne do të shohim tensione edhe në Ballkanin Perëndimor. Jam më se i bindur se [presidenti rus, Vladimir] Putin do të përshkallëzojë politikat e tij në një të ardhme të afërt”, deklaroi shefi i ushtrisë rumune.

Paralajmërime që vendet e NATO-s mund të përballen me një konfrontim të mundshëm me Rusinë kanë qenë të shumta.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorious, paralajmëroi javë më parë se Rusia mund të sulmojë e NATO-s në më pak se një dekadë.

Gjermania paralajmëron rrezikun: Putini mund të sulmojë vendet e NATO-s
Lexo po ashtu Gjermania paralajmëron rrezikun: Putini mund të sulmojë vendet e NATO-s

“Ekspertët tanë presin një periudhë prej pesë deri në tetë vjet në të cilën kjo mund të jetë e mundur”, pati thënë ai për gazetën gjermane Der Tagesspiegel.

“Ne dëgjojmë kërcënime nga Kremlini pothuajse çdo ditë, kështu që duhet të kemi parasysh që Vladimir Putin mund të sulmojë edhe një vend të NATO-s një ditë”.

Por, ministri gjerman nuk ishte i vetmi që dha këtë paralajmërim, pasi edhe një ndër zyrtarët kryesor të NATO-s dha një alarm të ngjashëm javë më parë.

Njerëzit duhet të përgatiten për luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë, thotë zyrtari lartë i NATO-s
Lexo po ashtu Njerëzit duhet të përgatiten për luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë, thotë zyrtari lartë i NATO-s

Admirali Holandez, Rob Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s ka paralajmëruar se civilët në Perëndim duhet të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë.

Ai potencoi se gjersa tashmë forcat e armatosura po përgatiten për shpërthimin e një lufte, qytetarët duhet të jenë gjithashtu gati për një konflikt që do të kërkonte një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre.

“Duhet të kuptojmë se nuk është e qartë se jemi në paqe. Dhe kjo është arsyeja pse ne [forcat e NATO-s] po përgatitemi për një konflikt me Rusinë. Por, diskutimi është shumë më i gjerë. Është gjithashtu baza industriale dhe gjithashtu njerëzit që duhet të kuptojnë se ata luajnë një rol”, pohoi ai.

E paralajmërime, po ashtu ka pasur edhe nga kreu i ushtrisë britanike Sir Patrick Sanders lidhur me përshkallëzimin e situatës në Evropë.

Shefi i ushtrisë britanike paralajmëron qytetarët që të përgatiten për luftë masive me Rusinë
Lexo po ashtu Shefi i ushtrisë britanike paralajmëron qytetarët që të përgatiten për luftë masive me Rusinë

Ai informoi qytetarët britanikë që të përgatiten për një luftë në shkallën e konflikteve të mëdha të shekullit të 20-të – dhe se ata vetë mund të kenë nevojë të mobilizohen, gjithashtu.

Sanders pati deklaruar se pushtimi rus i Ukrainës është një shenjë e gjërave që do të vijnë, duke paralajmëruar se mësimet e luftërave të mëparshme duhet të merren parasysh përpara se të jetë tepër vonë.

“Paraardhësit tanë nuk arritën t’i perceptojnë implikimet e të ashtuquajturës Kriza e korrikut në vitin 1914 dhe u përballen me luftërat më të kobshme”, tha ai. “Ne nuk mund të lejojmë të bëjmë të njëjtin gabim sot. Ukraina ka vërtet rëndësi”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Prezantohet përbërja e re e qeverisë së re të Serbisë – në mesin e tyre edhe një i sanksionuar nga SHBA

Serbia
Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Pesë persona përfunduan në spital pasi një burrë i sulmoi me 'shpatë', pranë një stacioni të metrosë në Londër

Evropa
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori