Një studim tregon se fjetja për 8 orë rregullisht nuk është luks, por pjesë esenciale e një rutine të shëndetshme.
Mungesa e gjumit mundet që seriozisht të ndikojë në shëndetin mendor, emocional dhe fizik, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm 40% e njerëzve në SHBA bëjnë gjumë të mjaftueshëm.
Por, çfarë i ndodhë trupit nëse filloni t’i jepni prioritet gjumit?
Do të mësoni më shpejt
Nëse nuk mjaftoheni me gjumë, atëherë kjo do të ndikojë në atë se sa mirë përqendroheni për përvetësimin e aftësive të reja dhe për mbajtjen në mend të gjërave të reja.
Shkencëtarët kanë zbuluar se ne i përpunojmë informacionet gjatë kohës kur jemi duke fjetur.
Me fjalë të tjera, mendja dhe trupi janë më të shëndosha kur pushoni siç duhet.
Do të jeni më të vetëdijshëm
Kur mjaftoheni me gjumë rregullisht, përqendrimi dhe aftësitë tuaja të zgjidhjes së problemeve do të jenë në nivele optimale.
Ju do të mendoni më qartë dhe do të merrni vendime më shpejt.
E kontrolloni peshën më lehtë
Një studim ka treguar se gjatë kohës kur jemi në gjumë, ne e gjenerojmë një hormon të quajtur lehtin, i cili i thotë trupit se jemi të ngopur dhe se nuk na duhet më shumë ushqim.
Kur nuk pushojmë mjaftueshëm, ky hormon del nga balancimi dhe ne fillojmë të ndihemi më të uritur.
Shëndeti përmirësohet
Shkencëtarët kanë zbuluar se gjumi i mjaftueshëm jo vetëm se i redukton nivelet tona të stresit, por edhe e parandalon shtypjen e lartë të gjakut dhe kolesterolin e lartë.
Mungesa e gjumit gjithashtu mund të shpijë në të gjitha llojet e problemeve me zemër.
Duke bërë mjaftueshëm gjumë ju mund ta parandaloni diabetin
Hulumtimet kanë treguar se gjumi bën dallim të madh në rregullimin e sheqerit në gjak dhe në ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe, si rezultat i kësaj, e parandalon tipin 2 të diabetit.
Duket se faza e thellë e gjumit (faza REM), është në veçanti e domosdoshme për këtë dhe nëse e shkurtoni periudhën e gjumit, me shumë gjasë e shmangni atë fazë të gjumit.
Lëkura duket më e mirë
Lëkura është indikator shumë i mirë i shëndetit dhe mirëqenies sonë.
Megjithëse mund ta maskoni atë, faktikisht realiteti është ndryshe.
Lëkura është organi jonë më i madh dhe vazhdimisht ekspozohet në mot, dritë ultravjollcë, pluhur dhe diell. Kur flemë, lëkura e riparon vetveten.
Do të bëheni shoferë më të mirë
Të gjithë kemi vozitur të paktën një herë kur kemi qenë shumë të lodhur.
Dhe pavarësisht se shpeshherë duket se nuk kemi opsion tjetër, ne duhet të fillojmë ta bëjmë këtë vendim prioritet.
Studimet tregojnë se shoferët që nuk mjaftohen me gjumë performojnë njësoj sikurse ata që konsumojnë alkool. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre