Kur vendosni të humbni peshë, gjëja e parë që eliminoni nga rutina juaj janë vaktet e natës.
Edhe pse shumë njerëz besojnë se ngrënia para gjumit mund të shkaktojë shtim në peshë, kjo në fakt duket të mos jetë e vërtetë.
Në bazë të këtij qëndrimi, asnjëherë nuk duhet të shkoni në shtrat të uritur, por patjetër duhet t’i kushtoni vëmendje asaj që hani.
Nëse jeni të interesuar se çfarë i ndodh trupit kur shkoni në shtrat të ngopur, në vijim është përgjigja:
Mund të humbni peshë
Sasi të vogla dhe të shëndetshme të ushqimit para gjumit, mund t’ju ndihmojnë të humbni kilogramët e tepërt. Trupi ka nevojë për energji ndërsa flini, kurse darka do t’ju ndihmojë të frenoni urinë dhe të shmangni ngrënien e tepërt me ushqime të pashëndetshme.
Studimet kanë treguar se qumështi i drithërave në mbrëmje dhe drithërat e plota mund t’ju ndihmojnë të humbni mesatarisht pak më shumë se gjysmë kilogrami.
Do të flini më mirë
Shkuarja në shtrat me stomakun bosh mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës dhe mungesa e gjumit shkakton shtim në peshë dhe sëmundje të zemrës. Në vend që të keni shumë uri, zgjidhni një meze të lehtë dhe të shëndetshme para gjumit për të bërë një gjumë të mirë.
Sheqeri në gjak do të jetë i baraspeshuar
Shumë njerëz nuk mund ta fillojnë ditën pa një filxhan kafe, sepse ndihen të rraskapitur për shkak të rënies së nivelit të sheqerit në gjak, pavarësisht sa orë flenë. Njerëzit me diabet mund të zgjohen në mëngjes me sheqer të lartë në gjak, edhe nëse nuk kanë ngrënë asgjë para gjumit, ndërsa njerëzit tjerë mund të kenë sheqer të ulët në gjak gjatë natës, gjë që ua prish gjumin.
Do t’ju ndihmojë të ruani masën muskulore
Mund të kaloni orë të tëra në palestër dhe të ngrini pesha disa herë në javë, por nëse shkoni në shtrat me stomakun bosh, në fakt mund të sabotojë të gjitha përpjekjet tuaja. Nëse ndiheni të uritur para gjumit, trupi juaj mund t’ju mbajë zgjuar mendërisht, gjë që do të ndikojë në metabolizëm dhe do ta ngadalësojë aftësinë e trupit për t’i shndërruar proteinat në muskuj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTë vjellat gjatë shtatzënisë shqetësojnë shumë nëna të ardhshme
Kjo nuancë e thonjve të Kylie Jenner duket fantastike nën efektin e diellit
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?
Tri mënyra për ta kuptuar se jeni duke e humbur veten në një lidhje
Limon dhe uthull molle për puçrrat e fytyrës
Disa me komplimente, tjerët nuk besojnë se është ajo – poza pa grim e Sofia Vergaras i lë fansat të ndarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore