LAJMI I FUNDIT:

Çfarë na tregojnë videot për rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus

Çfarë na tregojnë videot për rrëzimin e aeroplanit ushtarak rus

Rreth orës 11 të mëngjesit me orën e Moskës, një aeroplan transporti ushtarak rus u rrëzua pranë qytetit Yablonovo në rajonin jugor të Belgorodit.

Një video e filmuar nga qendra e Yablonovo ka kapur momentet para rrëzimit, duke kulmuar në një shpërthim të madh ndërsa aeroplani bie në tokë.


Çfarë dimë deri më tani për rrëzimin e aeroplanit rus
Lexo po ashtu Çfarë dimë deri më tani për rrëzimin e aeroplanit rus

Një video e dytë, e regjistruar në një distancë nga një automjet në lëvizje, tregon një shtyllë tymi që ngrihet nga drejtimi i përplasjes, raporton skynews.

Gjeolokimi i këtyre videove dhe krahasimi i drejtimeve në të cilat janë filmuar, zbulon se vendi i përplasjes është një fushë e vendosur në veri të Yablonovo.

Imazhet që tregojnë mbeturinat nga rrënojat përputhen vizualisht me këtë vendndodhje, megjithëse imazhet më të fundit satelitore nga Google Earth janë të vitit 2018.

Ka pretendime të ndryshme të pakonfirmuara se kush dhe çfarë po transportohej përmes Ilyushin-76.

Rrëzimi i aeroplanit në Belgorod, ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se radarët e tyre kishin detektuar raketa ukrainase
Lexo po ashtu Rrëzimi i aeroplanit në Belgorod, ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se radarët e tyre kishin detektuar raketa ukrainase

Ministria ruse e mbrojtjes thotë se në bord ishin 65 të burgosur ukrainas të luftës me Ukrainën.

Sipas Kyiv Post, zyrtarë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës pretendojnë se aeroplani bartte raketa të destinuara për përdorim në sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

Në një deklaratë të shpërndarë në Telegram, ministria e mbrojtjes akuzoi publikisht forcat ukrainase për rrëzimin e aeroplanit. Kjo nuk është vërtetuar. /Telegrafi/