LAJMI I FUNDIT:

Çfarë konsiderohet një veturë klasike?

Çfarë konsiderohet një veturë klasike?

Ndërsa disa njerëz investojnë në vetura elektrike, të tjerë preferojnë të zgjedhin investime më të parashikueshme si veturat klasike.

Të prodhuara më shumë se 30 vjet më parë, veturat klasike po bëhen gjithnjë e më të njohura në mesin e njerëzve që kërkojnë mundësi investimi.

Sipas Matas Bouzelis, ekspert i veturave në carVertical, modelet e zgjedhura me kujdes mund të rrisin vlerën e tyre disa herë, edhe pas disa vitesh.

Çfarë konsiderohet një veturë klasike?

Që një veturë të konsiderohet klasike, duhet të jetë prodhuar më shumë se 30 vjet më parë.

Vëllimi i prodhimit, çmimi dhe arsyet e prodhimit mund të shpjegojnë pse disa vetura konsiderohen klasike të vërteta dhe të tjera jo, përcjell Telegrafi.

Për shembull, një model që është jashtëzakonisht i popullarizuar dhe i përballueshëm për masat nuk ka gjasa të jetë shumë e dëshirueshme, por versioni i tij më i fuqishëm ose më i rrallë mund të bëhet i njohur dhe të konsiderohet klasik.

Ford Sierra ishte një veturë popullore në vitet 1980 dhe 1990, por nuk është një model që do të ishte i dëshirueshëm në mesin e koleksionistëve të automjeteve klasike.

Këtu janë disa shembuj të veturave me çmime të ndryshme që thuhet se duhet të rriten në vlerë në të ardhmen:

Mercedes-Benz 500SL ose 600SL (shasi R129) – dizajn i përjetshëm nga Mercedes-Benz

Audi S2 Coupe – i pajisur me motorin e famshëm 2.2 litra

Peugeot 205 GTI 1.9

Citroen SM

Lancia Delta Integrale EVO (ose EVO2) – investim shumë i vlefshëm për çdo koleksionist.

Njerëzit që blejnë vetura si investim, nuk i drejtojnë ato për t’u siguruar që të qëndrojnë në gjendje të mirë dhe të mos përjetojnë ndonjë aksident.

Ata i përdorin ato vetëm për raste të veçanta, zakonisht duke iu shmangur edhe kushteve ekstreme të motit.

Kjo do të thotë gjithashtu se vetura të tilla duhet të ruhen në një garazh të izoluar dhe të kontrolluar nga temperatura, gjë që kërkon një investim shtesë.

Ndryshe, vendet e Evropës Perëndimore shpesh kanë një kulturë më të zhvilluar të makinave klasike, ndërsa në Evropën Lindore disa pronarë nuk e dinë se çfarë perle mund të kenë ose sa është vlera reale e një Mercedesi të vjetër. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Deshi të bindet nëse Cybertruck i tij është i blinduar, ylli i filmave për të rritur shtie me revole mbi të – pendohet rëndë

Deshi të bindet nëse Cybertruck i tij është i blinduar, ylli i filmave për të rritur shtie me revole mbi të – pendohet rëndë

Auto
Skena e pazakontë në rrugët e Kroacisë që habiti shumë shoferë

SHBA nis hetimin e 2.4 milionë automjeteve Tesla pas përplasjeve të raportuara si shkak i softuerit Full-Self Driving

SHBA nis hetimin e 2.4 milionë automjeteve Tesla pas përplasjeve të raportuara si shkak i softuerit Full-Self Driving

Auto
General Motors nënshkruan marrëveshje me GlobalFoundries për të siguruar çipa të prodhuara në SHBA

General Motors nënshkruan marrëveshje me GlobalFoundries për të siguruar çipa të prodhuara në SHBA

Shtypi pa dashje mekanikun që po i tregonte si të hynte në garazh (Video)

Shtypi pa dashje mekanikun që po i tregonte si të hynte në garazh (Video)

Kalo në kategori