Krerët e Sandnes Ulfit i dhanë fund situatës delikate me Rashkajn, duke vendosur për ta hedhur në shitje. Lajmin e konfirmoi për mediat norvegjeze zyrtari i këtij klubi, Tom Rune Espedal.

“Rashkaj është në listën e transferimeve. Ne kemi pasur presion të papërshtatshëm gjatë javëve të fundit për ta lëshuar atë për të luajtur për Kosovën. Por, një gjë e tillë gjatë ditëve të fundit e arriti kulmin. Kjo nuk ishte aspak profesionale nga ana e Anelit. Për këtë arsye, ne jua bëjmë të qartë se ai tani është në shitje”, ka deklaruar ai në pasditen e së premtes. Përpos Rashkajt, te Sandnesi luajnë edhe dy reprezentuesit tjerë kosovarë, Avni Pepa dhe Zymer Bytyqi. /Tribuna/Telegrafi/ 

telegrafi sport app