LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ka ndodhur me Charlie Morganin – djaloshin që ishte shqelmuar nga Eden Hazard për një top?

Çfarë ka ndodhur me Charlie Morganin – djaloshin që ishte shqelmuar nga Eden Hazard për një top?

Gjatë takimi gjysmëfinale mes Chelseat dhe Swansea Cityt në Capital One Cup më 23 janar të vitit 2013, një incident kishte ndodhur mes Eden Hazardit dhe 17-vjeçarit në atë kohë, Charlie Morgan.

Swansea kishte fituar 2-0 në Stamford Bridge dy javë më parë, derisa do të zhvillohej edhe takimi i dytë.


Liverty Stadium po kumbonte nga tifozët e skuadrës vendase, e që për ta do të ishte finalja e parë pas më shumë se 100 vitesh.

Derisa po zhvillohej minuta e 80-të dhe Chelsea ishte nën presion të kohës, topin kalon jashtë vijave anësore.

Eden Hazard shkon me nxitim që të marrë topin që të rifillojë lojën, mirëpo Morgan në proces e kishte kapur atë dhe belgu ia kërkonte.

Por, 17-vjeçari kishte provokuar aktualisht yllin e Real Madridit, e që ky i fundit nuk kishte ngurruar ta shqelmonte atë.

Pas atij veprimi të shëmtuar, Hazard ishte përjashtuar nga loja me karton të kuq nga gjyqtari Chris Foy.

Image: PA

Ylli belg kishte pushtuar ballinat e mediave me atë veprim, derisa ishte ndëshkuar me tri ndeshjes mos lojë, derisa Morgan ishte intervistuar pas ndeshjes.

Hazard nuk kishte vonuar dhe i kishte kërkuar falje djaloshit nëpërmjet një intervistë në Chelsea TV.

Asnjë veprim i mëtejshëm nuk u ndërmor dhe pjesa tjetër është, pra, histori.

Por, çfarë ndodhi pas kësaj ngjarjeje të paharrueshme? Dhe çfarë është bërë deri më tani me Charlien?

Image: PA

Në orët dhe ditët në vazhdim, pas incidentit, numrat e Morgan në rrjetet sociale kaluan në kulm.

Ndjekësit e tij në Twitter u shtuan me rreth 15,000 mijë për qind në mbi 100,000 dhe deri më sot, ish-mbledhësi i topave te Swansea City mbetet i verifikuar në platformë; megjithëse me një ndjekje pak më të ulët prej 34,900 mijë ndjekësve.

Image: PA

Charlie, i cili ishte 17-vjeçar në atë kohë, ishte bërë një njeri i famshëm.

Në ditët pas incidentit, ai do të dilte në disa gazeta kombëtare, ndërsa rrjetet e tij sociale vazhdonin të rriteshin më të madhe.

Por, edhe para se të ndodhte kjo incident i çuditshëm, adoleshenti njihej nga shumë si djali i aksionerëve më të mëdhenj të Swansea City, Martin Morgan dhe gruaja e tij, Louisa.

Ai ishte duke studiuar në atë kohë dhe gjatë kësaj periudhe, ambicia e Morgan për të filluar një biznes së shpejti do të bëhej realitet.

Charlie dhe shoku më i mirë Jackson Quinn vunë re se kishte një boshllëk në treg për një Vodka premium, veçanërisht në shërbimin e shisheve.

Dyshja vendosi të krijojë një kompani të quajtur Au Vodka, një markë britanike Ultra-Premium që përfundimisht do të ofronte shërbime për Selfridges, Harvey Nichols dhe Costco.

Image: Charlie Morgan/Twitter

DJ britanik, producent dhe prezantues televiziv Charlie Sloth është gjithashtu një aksionar i pjesshëm i kompanisë, sipas Morgan.

“Frymëzuar nga ari, Au Vodka përfshin sistemin periodik ku ari është një element kimik me simbolin Au dhe numrin atomik 79”, thuhet në faqen e tyre të internetit.

“Ne kombinojmë trashëgiminë tonë britanike dhe përbërësit luksozë së bashku për të krijuar vodka ultra-premium me të vërtetë të jashtëzakonshme. E njohur menjëherë nga shishja jonë e artë, Au Vodka është për ata që zgjedhin individualitetin mbi ndjekësit e zakonshëm”.

Charlie Morgan do të mbahet mend si një djalosh që ishte shqelmuar nga Hazard që në atë kohë kishte deklaruar se duke tentuar të shqelmonte topin, kishte shqelmuar djaloshin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
“Nuk ka justifikime”, Xavi u mban fjalim lojtarëve të Barcelonës dhe anulon stërvitjen përpara El Clasicos

“Nuk ka justifikime”, Xavi u mban fjalim lojtarëve të Barcelonës dhe anulon stërvitjen përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori