Çfarë duhet të bëni kur familja e partnerit nuk ju do? Katër këshilla për të kapërcyer situata të pakëndshme

Partneri duhet t’ju mbrojë, përndryshe ai nuk është partneri i denjë për ju
Kushdo që është në një lidhje emocionale, dëshiron të ketë marrëdhënie të mira edhe me familjen e partnerit.
Marrëdhënia e shëndetshme dhe kultivuar është e dobishme jo vetëm për ju, por edhe për marrëdhënien tuaj me partnerin tuaj. Por, për fat të keq, ky nuk është një privilegj që gëzojnë të gjithë.
Një grua shkroi në rrjetet sociale, për të ndarë dhimbjen e saj, “që babai i të dashurit të saj e urren atë”.
– Gjeta një burrë që e dua dhe që më do, por ai ka një baba shumë toksik që më urren dhe po bën në mënyrë aktive gjithçka që mundet për të na ndarë – u ankua një grua e quajtur Jennifer, raporton “News24”, përcjell Telegrafi.
Fatkeqësisht, ne besojmë se ka shumë prej nesh që mund të lidhen me këtë rast, andaj në vijim të këtij teksti po japim disa këshilla se si të përballeni më mirë me situata të pakëndshme.
1. Përpiquni të mblidhni informacione se çfarë saktësisht nuk i pëlqen te ju, në mënyrë që të përcaktoni nëse ka një shans për të gjetur një gjuhë të përbashkët. Zbuloni se çfarë i pëlqen, përpiquni t’i afroheni më shumë.
2. Sugjeroni që partneri t’i shpjegojë familjes se nuk duhet ta pëlqejnë zgjedhjen e tij, por duhet ta respektojnë atë. Bëjini të ditur se nuk prisni afërsi, por kënaqësia në sjellje është e domosdoshme.
3. Partneri juaj duhet me çdo kusht t’ju mbrojë dhe të mos ju ekspozojë ndaj takimit me familjen e tij për sa kohë që qëndrimi i tyre ndaj jush është negativ (festime, mbledhje familjare, etj.).
4. Komunikimi është kyç, mos i lini gjërat “të varura në ajër”. Filloni një bisedë, por mos kërkoni që ai të zgjedhë sepse kjo mund të shkaktojë një revoltë.
Mos harroni, është e rëndësishme që partneri juaj t’ju bëjë të ndiheni të sigurt, të dashur dhe të kërkuar, pavarësisht nga refuzimi dhe urrejtja e familjes. Ai duhet t’ju mbrojë, përndryshe nuk është partneri juaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sheikha Moza, në moshën 65-vjeçare, mahniti në ekspozitën e dedikuar modës

Marrëdhënia intime që ndihmon në ngjizje: Si të rritni shanset për shtatzëni

Cilat ngjyra ju rinojnë, e cilat ju bëjnë të dukeni edhe më të moshuara?

Psikologu nga Kosova paralajmëron prindërit: Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Prindërit tuaj ju rritën mirë nëse keni këto katër zakone të përditshme

Tri frizura pa tharëse flokësh që do të të shpëtojnë ditën kur jashtë është +30°C

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë