Personat e lindur në këtë muaj në horoskop janë Shigjetarët dhe Bricjapët, guri i tyre i lindjes është guri i çmuar bruz, ndërkaq lulja narcis.
Dhjetori është njëri ndër muajt më të ftohtë të vitit, por për shumicën edhe më argëtuesi.
Një hulumtim ka treguar që ata janë më të qetë dhe më të disiplinuar në fëmijëri. Guri i tyre i lindjes është bruzi (tirkizi), i cili konsiderohet ndër më të vjetrit në histori.
Është i njohur si simbol i diturisë dhe i mbrojtjes, ndërsa, sipas besimeve të shumta, sjell forcë dhe fat.
Lulja e lindjes e personave të cilët kanë lindur në dhjetor është narcisi.
Personat e lindur në këtë muaj ndahen në katër grupe, ndërkaq këto janë kuptimet e secilit nga ata, transmeton Telegrafi.
Nga 1 deri më 8 dhjetor
Janë të qëndrueshëm ndaj vështirësive. Shtyllat e jetës së tyre janë konsekuenca dhe stabiliteti. Disave, në shikim të parë, u duken paksa arrogantë, mirëpo në të vërtetë janë përplot vetëbesim të shëndetshëm për shkak të të cilit njerëzit emocionalisht më të dobët i përjetojnë si të rrëmbyeshëm.
Kanë vullnet të fortë dhe i karakterizon guximi. Janë shumë të shoqërueshëm dhe dëshirojnë të jenë mes njerëzve.Nga 9 deri më 15 dhjetor
Nëse ju nevojitet dikush për bisedë konstruktive apo për t’i qarë hallet, personat e lindur në këtë periudhë, me siguri do t’ju ndihmojnë. Janë të shkëlqyeshëm në dhënie të këshillave, të fuqishëm dhe pa probleme gjenden kur përballen me ndonjë pengesë jetësore. Janë të aftë në zgjidhjen e problemeve, si të vetat ashtu edhe të të tjerëve.
Janë të shkëlqyeshëm dhe të përkushtuar në realizimin e qëllimeve të tyre.
Nga 16 deri më 22 dhjetor
Këta persona sikur janë të lindur nën yllin e fatit. Ata janë individë të pavarur, të cilët besojnë në lirinë dhe jetojnë jetën sipas rregullave të veta, duke mos u marrë me mendimet e njerëzve të tjerë. Janë shumë mendjemprehtë dhe gjenden shkëlqyeshëm në punët të cilat nga ata kërkojnë përqendrim të mirë.
Kanë të zhvilluar kuptimin për modën dhe për kombinimet e këndshme të veshjeve gjithmonë joshin vëmendje.
Nga 23 deri më 31 dhjetor
Nuk do të hasni persona më optimistë se ata të lindur në këtë periudhë. Janë shumë emocionalë dhe të shoqërueshëm, ndërkaq kombinimi i këtillë rezulton me përkushtimin e madh ndaj familjes dhe miqve. Kur është fjala për miqësi, janë shumë të kujdesshëm dhe nuk i lejojnë lehtë njerëzit e rinj në rrethin e tyre të vogël dhe të afërt, mirëpo kur këtë e lejojnë, do të thotë që keni fituar besimin e tyre.
Janë kreativë dhe përplot ide të shkëlqyeshme. Ata i adhurojnë udhëtimet dhe shfrytëzojnë çdo rast që të shkojnë diku, madje edhe për një ditë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Kurrë nuk keni dëgjuar për të, është fantastike: Poza 77 është ajo që duhet ta provoni
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre