LAJMI I FUNDIT:

Çështja e Manastirit të Deçanit, ministri Çeku: Organizata “Europa Nostra” e ka humbur kredibilitetin, i është nënshtruar Serbisë

Çështja e Manastirit të Deçanit, ministri Çeku: Organizata “Europa Nostra” e ka humbur kredibilitetin, i është nënshtruar Serbisë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku sot në një konferencë për media ka folur në lidhje me qëndrimet e organizatës “Europa Nostra” për Manastirin e Deçanit dhe vizitës së këtij delegacioni në Kosovë.

Çeku në këtë konferencë për media ka thënë se organizata “Europa Nostra” ka humbur kredibilitetin e saj pasi i është nënshtruar Serbisë.


Ai e quajti të pakuptimtë vizitën e delegacionit të kësaj organizate më 13 korrik.

“Për ne kjo vizitë vazhdon të jetë e pakuptimtë. Kjo organizatë ka humbur kredibilitetin pasi i është nënshtruar Serbisë. Kjo organizatë e vitin e kaluar e ka përfshirë monumentin e Deçanit në listë të objekteve të rrezikuara”, tha ai, raporton Telegrafi.

Ai po ashtu kërkoi sqarim nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon se pse në një status të saj në Tweet-er i ka futur në një fjali “Manastirin e Deçanit” dhe monumentet e shkatërruara nga forcat ruse në Ukrainë.

“Viola von Cramon, në një Tweet të saj për Manastirin e Deçanit dhe monumentet shkatërruara në Ukrahinë nga forcat ruse, futen në një fjali. Kërkojmë sqarim për këtë gabim që e ka bërë. E kemi një pyetje, a ka tërhequr ndonjë paralele mes neve dhe Ukrainë duke tërhequr ndonjë paralele të kësaj. A mendon dhe a ka tërheq paralele në mes Kosovës dhe Serbisë në momentin kur këto monumente i fut në një fjali”, tha Çeku.


Ministri po ashtu tregoi se monumentet në Kosovë të shkatërruara gjatë luftës së fundit nga forcat serbe ka kaluar numrin 1,000 të aseteve.

“Komisioni Shtetëror për Dokumentimin e Shkatërrimit të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës gjatë periudhës së luftës, tashmë ka hyrë në fazën finale të punës së tij. Databaza e cila është duke u populluar me monumentet e shkatërruara gjatë luftës ka kaluar numrin një mijë të aseteve të shkatërruara në mënyrë të qëllimshme nga forcat serbe”.

Çfarë i shkruan Europa Nostra-s, presidentja e kryeministri për Manastirin e Deçanit?
Lexo po ashtu Çfarë i shkruan Europa Nostra-s, presidentja e kryeministri për Manastirin e Deçanit?

Ndryshe, organizata evropiane Europa Nostra, që merret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, kohë më parë e kishte listuar Manastirin e  Deçanit si monument që është në rrezik.

Reagime të shumta për këtë ka pasur nga Qeveria e Presidenca e Kosovës, nga kryetari i Komunës së Deçanit, historianët e qytetarët e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori