Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Orjola Pampuri ka akuzuar sot Zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj dhe ish-Ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri se gënjyen një ditë më parë gjatë dëshmisë së tyre në Komisionin Hetimor për çështjen e impianteve të plehrave, të njohura si inceneratorët.
Pampuri, teksa ka publikuar disa dokumente nga sistemi TIMS [bazë të dhënash elektronike për hyrjet dhe daljet nga vendi e administruar nga Policia e Shtetit], pretendon se aty vërtetohet se pronarët e inceneratorëve Mirel Mertiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk ishin të panjohur për qeveritarët.
“Mirel Mertiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja nuk ishin të panjohur për qeveritarët dhe ardhja e tyre nuk ishte rastësi. Mjafton të shikoni historinë e udhëtimeve të Ahmetajt dhe Gjiknurit për të kuptuar se ata njiheshin”, ka thënë Pampuri.
Sipas deputetes së PD-së, ata udhëtonin bashkë që prej 2012, por të dhënat flasin për një njohje më të hershme mes tyre.
“Gjithçka për aferën e inceneratorëve ka qenë e planifikuar”, ka shtuar Pampuri.
“Po të hedhim një sy të historikut i udhëtimeve të Ahmetajt dhe Gjiknurit rezulton se nga 27 janari 2012 deri më 16 tetor 2019, Arben Ahmetaj ka udhëtuar 12 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto and nga 27 janari 2012 deri më 23 korrik 2019, Damian Gjiknuri ka udhëtuar 6 herë me dy pronarët e kompanive të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” Pampuri ka sqaruar.
Mërtiri dhe Zoto janë sot në kërkim ndërkombëtar për korrupsion aktiv, pastrim të produkteve të veprës penale, të kryera në bashkëpunim, për aferën korruptive të inceneratorëve, ka thënë Pampuri, duke shtuar se “miqtë e tyre politikanë, të veshur njëri me kostumin e zëvendëskryeministrit dhe tjetri me atë të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, vazhdojnë vjedhjet të pa shqetësuar”.
Pampuri ka nënvijëzuar se 430 milionë euro janë vjedhur me dijeni te plotë të Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrit, Ëngjëll Agaçit, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt, dhe ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës.
Në Shqipëri po kryhen dy hetime paralele për dyshime mbi abuzime fondesh dhe korrupsion në ndërtimin dhe operimin e inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Hetimet por kryen nga një Komision Hetimor Parlamentar dhe nga Prokuroria e Posaçme, i njohur si SPAK.
Kryeministri Edi Rama pritet të dëshmoj sot në Komision Hetimor Parlamentar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Kovaçevski-Macron: Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut të suksesshme dhe të integruar në BE

‘Qortimi’ amerikan dhe mospajtimet Kurti-Blinken, analistët: Papjekuri e kryeministrit, të tërhiqen forcat policore nga veriu

Dy të plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë

Ushtari amerikan ia numëron Rakiqit ushtarët e plagosur nga protestuesit në Zveçan

Hill: Kosova do t'i bartë pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e SHBA-së

Haradinaj: Kurti paraqet rrezik për vendin, të largohet menjëherë nga Qeveria

Kurti: Jam kryeministër edhe i serbëve në Kosovë, nuk mund ta kompensojë Vuçiqin për humbjet e Millosheviqit

Përfundon protesta në Zveçan dhe Zubin Potok

Tensionet në veri, Kurti priti mbrëmë vonë në takim Stuart Peach

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

imperio fashion

Imagine Films Sh.P.K

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër