LAJMI I FUNDIT:

Cesc Fabregas njoftoi pensionimin e tij si futbollist aktiv

Cesc Fabregas njoftoi pensionimin e tij si futbollist aktiv

Cesc Fabregas  që ka bërë karrierë te klube si Arsenal, Barcelona, Chelsea, por edhe me Kombëtaren e Spanjës, ka vendosur t’i jap fund karrierës si futbollist.

Ai fitoi gjithçka që mund të fitojë në nivel klubi dhe ndërkombëtar.


Por sezoni i tij në Serie B me Como ishte i fundit i tij si lojtar dhe ai tani do të fillojë zejen e trajnerit.

Fabregas ka falënderuar të gjitha klubet ku ka luajtur duke nënvizuar se ka fituar përvojë të jashtëzakonshme jo vetëm si sportist por edhe si njeri.

Po ashtu spanjolli ka falënderuar shokët e skuadrës, trajnerët, drejtorët, presidentët, pronarët, tifozët dhe agjentin e tij. Në fund ai u ndal te familja, që po ashtu i kanë ndihmuar të kishte një karrierë brilante.

Tani Fabregas do të ushtrojë zeje e trajnerit te Como, në ekipin B dhe Primavera të Como 1907.

Fabregas e filloi karrierën e tij profesionale në Arsenal dhe bëri debutimin e tij në ekipin e parë në vitin 2003 në moshën 16-vjeçare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Neymar e quan lojtarin e Real Madridit më të shëmtuarin me të cilin ka luajtur ndonjëherë

Ndërkombëtare
Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

Pas Mbappes, Real Madridi po befason me transferimin e radhës - kushton 25 milionë euro

La Liga
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori