LAJMI I FUNDIT:

Cesc Fabregas kritikohet ashpër për mungesë respekti ndaj Italisë në urimin e keqkuptuar

Cesc Fabregas kritikohet ashpër për mungesë respekti ndaj Italisë në urimin e keqkuptuar

Ndoshta diçka u mor gabimisht në përkthim, derisa ish-ylli i Arsenalit, Cesc Fabregas, u përpoq t’i atribuonte një respekt Italisë për paraqitjen fantastike në Euro 2020.

Edhe pse ata u takuan me Spanjën në gjysmëfinale dhe pastaj me Anglinë në finale në stadiumin Wembley të dielën në mbrëmje, Azzurrët doli fitues në të dy sfidat.


Mund të thuhet se Italia ishte kombëtarja më e mirë në këtë turne, duke shikuar paraqitjet e tyre nga faza e grupeve, deri në finale.

Ky fakt u njoh edhe nga Fabregas i cili dërgoi urimet e tij përmes Twitter.

Sidoqoftë, urimi i tij në Twitter u keqkuptua dhe më pas shkaktoi një mori kritikash nga tifozët.

“Shumë mirë Italia. Faleminderit Mancini që na kujtove se me kualitete të limituara të lojtarëve, ju mund të fitoni një garë të madhe në futbollin modern. Kokat lartë për të gjithë lojtarët e Anglisë dhe tifozët, keni bërë të gjithë krenar”, ka shkruar spanjolli.

Por, mesazhi i tij në pjesën me kualitetet të limituara acaroi tifozët, që filluan të bënin edhe komente fyese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori