LAJMI I FUNDIT:

Certifikohen udhërrëfyesit e çiklizmit malor në Kosovë dhe Shqipëri

Certifikohen udhërrëfyesit e çiklizmit malor në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë periudhës 25-27 shtator 2018 është organizuar trajnimi për udhëzues të çiklizmit malor në kuadër të projektit Zgjerimi i Via DinaricA në Rajonin ndër-kufitar Shqipëri-Kosovë.

Trajnimi është organizuar në Hotel ‘’La Villa’’ në Gjakovë kurse pjesa praktika dhe pedalimi është bërë në një zonë të kombinuar rurale, malore dhe urbane deri në zonën ndër-kufitare Kosovë-Shqipëri për gjatë shtegut DinaricA që lidh Shqipërinë me Kosovë. Trajnimi për udhëzues të çiklizmit, është ofruar për 20 pjesëmarrës (10 nga Kosova dhe 10 nga Shqipëria) për të fituar njohuri specifike rreth çiklizmit, për të mësuar teknikat dhe rregullat e pedalimit, për t’u njohur me turizmin e çiklizmit malor si dhe janë demonstruar pjesët e funksionimit të biçikletës teorikisht poashtu edhe praktikisht edhe ne terren.

Përveç kësaj, kandidatët kanë pas mundësi të mësojnë rreth dështimeve të mundshme në biçikletë, dhe të mësojnë se si t’i riparojnë gjatë punës praktike.

Ligjërata e ndihmës së parë poashtu është ofruar në kuadër të trajnimit duke u ofruar pjesëmarrësve njohuri themelore në këtë fushë, me qëllim të reduktimit të efekteve anësore gjatë pedalimit dhe ofrimin e ndihmës në kohë për personat e dëmtuar.

Trajnimi për udhëzues të çiklizmit është organizuar në kuadër të projektit “Zgjerimi i Via DinarikA në Rajonin ndër-kufitar Shqipëri – Kosovë” ku vlera e përgjithshme e projektit për Kosovë dhe Shqipëri është 444,684.38 EUR, ku nga kjo shumë 377,981.73 EUR është financuar nga Bashkimi Evropian, ku 85% e vlerës së përgjithshme të projektit në Rajonin CBC Shqipëri – Kosovë.

Zbatimi i projektit ka filluar më 15 mars 2018 dhe do të zgjasë 24 muaj. Projekti zbatohet nga Fondi i Zhvillimit të Komunitetit (CDF) nga Kosova në njërën anë të kufirit në partneritet me Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) nga Shqipëria.

Sipas Gramen Taraku menaxher i projektit, projekti “Zgjerimi i Via DinarikA në Rajonin ndër-kufitar Shqipëri – Kosovë” në mes tjerash do të kontribuojë në rritjen e aktiviteteve ekonomike ndërkufitare përmes zhvillimit të modeleve unike të turizmit të qëndrueshëm duke promovuar vlerat natyrore, tradicionale dhe kulturore të rajonit. Aktivitetet e projektit, do të rrisin atraktivitetin dhe konkurrencën e ofertës turistike të zonës ndërkufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim të tërheqjes së vizitorëve nga tregjet lokale, ndërkombëtare dhe rajonale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori