LAJMI I FUNDIT:

Celina mund të bëhet me trajner nga Kosova, Shefki Kuqi hedh kandidaturën për të drejtuar Ipswich Town

Celina mund të bëhet me trajner nga Kosova, Shefki Kuqi hedh kandidaturën për të drejtuar Ipswich Town

Ish-sulmuesi i Ipswich Town, shqiptari nga Kosova, Shefki Kuqi ka vënë emrin e tij në listën e kandidatëve për t’u bërë trajneri i ardhshëm i klubit anglez.

Paul Cook u shkarkua fundjavën e kaluar pas nëntë muajsh në detyrë, me John McGreal që hyri si menaxher i përkohshëm.


Nga ajo ditë shumë emra kanë qarkulluar për të marrë drejtimin e Ipswich, ndërsa sa fundmi kandidaturën ka hedhur edhe vushtrriasi Shefki Kuqi.

“Unë e vendosa aplikimin tim (për të zëvendësuar Cook). U thashë se ku jam, ata e dinë se ku jam”, ka thënë fillimisht Kuqi për BBC Radio Suffolk.

“I kam ndjekur gjërat nga afër, kam qenë në shumë ndeshje dhe besoj fuqimisht se e di se çfarë duhet ndryshuar”.

“Gjithmonë kam thënë se kam kaluar kohën më të mirë të karrierës sime në Ipswich Town”.

“Që kur jam bërë menaxher, e kam ndjekur nga afër dhe besoj se e di saktësisht se çfarë po ndodh atje, cilat janë problemet dhe çfarë duhet bërë”, përfundoi ish-sulmuesi nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori