LAJMI I FUNDIT:

“Çelësi i zonjës Meri”, një roman i absurdit politik

“Çelësi i zonjës Meri”, një roman i absurdit politik

Këto ditë doli nga shtypi romani i katërt me radhë, përkatësisht vepra e dhjetë e Bardh Fraangut, “Çelësi i zonjës Meri”, të cilin e botoi shtëpia botuese “OM” në Prishtinë.

Romani ka një strukturë të modelit të romanit postmodern, ku ngjarjet vihen në plan të dytë karshi zhvillimit të karaktereve, të cilët veprojnë brenda një kaosi që shpërfaq absurdin e krijuar nga një krizë morale dhe politike. Në kuptimin e ndërtimit të rrëfimit dhe jo vetëm, romani “Çelësi i zonjës Meri” përafrohet me tekstin e dramës, ku dominon jo vetëm dialogu, por që karakterizohet edh me prologun dhe epilogun.


Zonja Meri personifikon fatin e një individi, i cili kthehet në atdhe pas dyzet vitesh dhe provon që ta ndërtojë mozaikun e kujtesës, ndërkohë që çdo gjë është përmbysur në një kaos të madh. Motivet erotike, sociale, politike dhe filozofike e bëjnë romanin të afërt me secilin lexues, sepse fati i zonjës Meri në fakt është fati ynë.

Redaktor i romanit “Çelësi zonjës Meri” është Agim Morina, ndërsa recenzent është Agron Shala. Romanin mund ta gjeni në libraritë “Altini”, Dukagjini” dhe “Buzuku”, në Prishtinë