LAJMI I FUNDIT:

Çeku paralajmëron betejë ligjore me Serbinë: Jemi të habitur që BE nuk reagoi për boksierët

Çeku paralajmëron betejë ligjore me Serbinë: Jemi të habitur që BE nuk reagoi për boksierët

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka paralajmëruar se Qeveria e Republikës së Kosovës po planifikon që t’i ndjekë procedurat ligjore ndaj Serbisë pasi këta të fundit e penguan ekipin e Kosovës që të marr pjesë ne Kampionatin Botëror të Boksit që po zhvillohet në Beograd.

Ai ka thënë se pengesat në hyrje kanë qenë me direktiva nga qeveria serbe.


“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e dënojmë rëndë veprimin e Qeverisë së Serbisë për ta penguar Kosovën që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit. Ne konsiderojnë që ky veprim i organizatorit të këtij kampionati është me direktiva nga Qeveria e Serbisë”, ka thënë Çeku.

Ai ka shtuar se Kosova është anëtare me të drejta të plota në AIBA dhe se askush nuk ka të drejtë ta ndalojë pjesëmarrjen e boksierëve tanë në këto evenimente.

Çeku gjithashtu ka shtuar se kjo situatë e ka tejkaluar nivelin sportiv dhe se kjo është një çështje politike për shkak të qëndrimit të Serbisë kundër shtetit të Kosovës dhe se për këtë janë ankuar edhe në Bashkimin Evropian por që janë të habitur që ende nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tyre.

Çeku ka paralajmëruar se nëse çështja nuk zgjidhet, Kosova do t’i ndjekë rrugët ligjore për ta fituar të drejtën qe u takon sportistëve kosovar.

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori