Ish-ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Agim Çeku, njëherish ish-kryeministër, ka folur për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, kundër agresionit serb ndaj shqiptarëve.
”Nuk e kemi mendu që do të zgjatë aq shumë. Por, tash nga kjo perspektivë do ta mendojmë vetëm rezultatin, dhe rezultati i asaj ndërhyrje ishte sukses, sukses që na solli deri këtu”, tha Çeku.
Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshkm të UÇK-së u shpreh se bashkësia ndërkombëtare qysh nga 1998-të, sikurse edhe drejtuesit e UÇK-së, e dinin për planin e Sllobodan Millosheviqit, të ashtuquajtur ‘’Plani Patkoi’’.
”Që nga nëntori i vitit ’98 edhe Bashkësia Ndërkombëtare, e ka ditë për planin e Sllobodan Millosheviqit, planin ‘’Patkoi’’. Ndoshta e kam thënë edhe ndonjëherë se di, mua personalisht në janar të vitit 1999 më ka ra në dorë plani ‘’Patkoi’’ sa isha oficer i ushtrisë kroate, dhe me atë plan i kam njoftuar drejtuesit e UÇK-së para Rambujesë”, tha ai, në Klan Kosova.
Sipas Çekut në planin e Sllobodan Millosheviqit, kishte disa taktika të caktuara nga njëri prej të cilëve edhe pësoi Reçaku.
”Para Reçakut, e kemi ditë, dhe ajo çka ka ndodhë në Reçak, por edhe në vende të tjera, që nga ajo kohë, Millosheviq ka filluar ta zbatojë planin. Plani ‘Patkoi’ është një plan i detajaur që ka filluar me ndryshimet kadrovike. Shefat e ri të armatës së re, e dislokimi i forcave në Kosovë, dhe e kanë pasë një taktikë të quajtur ‘kafshimi i miut’. Nga ky plan ishte planifikuar të sulmohen disa vende sidomos gjatë aksit kryesor rrugor Serbi, Vermicë, dhe nga ky plan ka pësuar edhe Reçaku, sidomos në ato vende ku UÇK-ja ishte afër, ackive. Me idenë se ‘shih çfarë ju ndodhë nëse mbështesni UÇK-në’ ”, tha ai.
”Drejtuesit kryesorë të UÇK-së e kanë ditur për këtë plan. Është dashur të menaxhohen disa hezitime të brendshme, por s’ka pasur dilema që marrëveshja e Rambujesë do nënshkruhet. Por në një formë e kemi prit intervenimin e NATO-s, por kemi prit që ajo do zgjas pak, shkurt dhe Serbia dhe forcat e tyre do dorëzohen, do detyrohen të dorëzohen para bombardimeve të NATO-s por kjo nuk ndodhi”, tha Çeku.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj etiketon Macronin, Scholzin dhe Melonin: Bëjeni realitet fitoren evropiane
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër