LAJMI I FUNDIT:

Çeku: Ekziston veç një pengesë për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Çeku: Ekziston veç një pengesë për formimin e Ushtrisë së Kosovës

Kosova ende nuk ka arritur ta marr asnjë hap në lidhje me formimin e Ushtrisë së saj, kjo pasi janë numëruar disa pengesa të njëpasnjëshme.

Mirëpo, zëvendësministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, për lajmi.net ka thënë se vetmja pengesë për zvarritjen e formimin të Ushtrisë është Lista Serbe.


“Sa i përket FSK-së, ajo është e gatshme çdo ditë që të merret një vendim, por tani ky vendim është në dorën e kryeministrit, presidentit, nuk është në dorën e ministrisë së FSK-së”, tha ai.

Sipas Çekut, formimi i Ushtrisë është zvarritur nga 2014 dhe tani thotë se ka arritur në përfundim, mirëpo as ai nuk e definon se kur pritet që të ndodh ky proces i rëndësishëm për vendin.

“Nga 2014 ky proces është zvarrit mjaftë, por besoj se ky proces është në përfundim. I gjithë faktori ndërkombëtar e ka kuptuar se Ushtria është e domosdoshme, pasi është punë e përgatitur gjatë, është punë e arsyetuar, është punë e argumentuar, është punë e dëshmuar se është në interes të të gjithë qytetarëve, por është edhe në interes të rajonit që Kosova ta ketë ushtrinë e saj”, është shprehur zv/ministri i FSK-së, për Lajmi.net.

Kujtojmë, se Shefja e BE-së në Kosovës, Natalya Apostolova, ka thënë se duhet të bëhet një dialog me Listën Serbe që të dyja palët të pajtohen dhe të formohet Ushtria. Andaj edhe Çeku mendon se një dialog i tillë duhet të ndodh.

“Pengesa e vetme që ky proces të ndodh është Lista Serbe, kjo pengesë mund të tejkalohet vetëm me dialog”, është shprehu Çeku.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori