LAJMI I FUNDIT:

Ceferin ‘godet’ përsëri Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin në lidhje me Superligën Evropiane

Ceferin ‘godet’ përsëri Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin në lidhje me Superligën Evropiane

Aleksander Ceferin i ka thumbuar përsëri klubet e Superligës Evropiane duke thënë se UEFA duhet ‘të mbrojë interesat e përgjithshme dhe jo interesat e një pakice’.

Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona janë klubet e vetme që janë ende zyrtarisht të përfshirë në garën e shkëputur evropiane që u zbulua një vit më parë, por u rrëzua brenda 48 orëve.

Megjithatë, i pari i UEFA-s, Ceferin është përkujdesur t’i thumboj përsëri tri klubet e mëdha evropiane në lidhje me idenë e tyre.


Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi rrezikojnë përjashtimin nga Liga e Kampionëve për sezonin 2023/24
Lexo po ashtu Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi rrezikojnë përjashtimin nga Liga e Kampionëve për sezonin 2023/24

“UEFA dëgjon shumicën e klubeve, mbështetësve dhe trajnerëve dhe vendos një herë e përgjithmonë një vijë nën nocionin e kualifikimit për garat e UEFA-s në bazë të koeficientëve”, ka thënë fillimisht Ceferin në fjalimin e tij sot në Vjenë para delegatëve nga 55 federatave anëtare të UEFA-s.

“Si një organ qeverisës me detyrën dhe përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e përgjithshëm dhe jo interesat e një pakice, ne kemi vendosur, së bashku me ECA dhe klubet, t’u qëndrojmë besnikë parimeve tona të meritës sportive … dhe qëllimit mbi fitimin”.

“Në fatkeqësi, ne qëndruam të fortë. Së bashku gjetëm zgjidhjet që na duheshin. Kur qëndrojmë së bashku, jemi të pamposhtur dhe shoqëria fiton gjithashtu”, përfundoi i pari i UEFA-s. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori