LAJMI I FUNDIT:

Çedomir Jovanoviq në Prishtinë, thotë se ka biseduar me Kurtin: Për Kosovën duhet thënë e vërteta

Çedomir Jovanoviq në Prishtinë, thotë se ka biseduar me Kurtin: Për Kosovën duhet thënë e vërteta

Kryetari i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka thënë sot se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kurtin e njoh prej 30 vitesh, ai dhe unë kemi kaluar shumë në jetën tonë dhe pas këtyre bisedave besoj se gjaku i derdhur në Banjskë është gjaku i fundit i derdhur në konfliktin mes popullit serb dhe shqiptar në Kosovë…”, ka thënë ndër tjerash Jovanoviq në një postim në rrjetin social X, përcjell Telegrafi.


Ai gjithashtu citohet të ketë thënë se “nuk duhet të heshtim për Kosovën”.

“Ne kemi zgjedhje së shpejti dhe Serbia po ngec nën barrën e Kosovës. Duhet thënë e vërteta dhe duhet marrë një rrugë tjetër. Të gjithë e dini se kam thënë të vërtetën shumë kohë më parë, më shumë se 20 vjet më parë, dhe për këtë jam cilësuar si tradhtar”.

“Sot, shumë njerëz e kuptojnë se unë bëra atë që duhej të bëja, sepse e dua popullin tim dhe e di që nuk mund t’i dua dhe t’u uroj mirë serbëve pa pasur forcën t’i dua shqiptarët e Kosovës dhe të përpiqem t’i kuptoj ata”, tha ai dhe shtoi se sot “ai gjithashtu beson në shoqërinë serbe dhe aftësinë e saj për të mbështetur ndryshimet politike që i nevojiten në mënyrë që të gjithë në Kosovë të gjejnë qetësinë e tyre, dhe ne të drejtën për një fillim të ri”.

Mediat serbe kujtojnë se Jovanoviq ka thënë më herët gjatë ditës së sotme se po udhëtonte për në Prishtinë për një takim me kryeministrin e Kosovës.

Çedomir Jovanoviq është bartësi dhe i pari në listën “Çedomir Jovanoviq – Duhet të jetë ndryshe” për zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori